Para Gjykatës Speciale për Krime Lufte të UÇK-së si dhe për trafikim organesh njerëzore, sipas medieve serbe, do të mund të dalin shumë nga përfaqësuesit aktualë të institucioneve, siç e quani Beogradi – të Kosovës së vetëshpallur. Agjencia e lajmeve të Republika Srpska, SERNA, e njohur për orientimet nacional-shoviniste serbomëdha, thotë se faktet dhe të dhënat për këto pohime i ka me burim nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Me dyshimet se personalisht ka kryer krime lufte dhe se nuk ka penguar kryerjen e krimeve të luftës, në bankën e të akuzuarve i pari do të duhej të shfaqet Agim Çeku, komandanti i dikurshëm i Shtabit Kryesor të UÇK-së terroriste, siç e quan kjo agjenci Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që iu kundërvu forcave të armatosura serbe që kryenin krime mbi popullsinë civile shqiptare në Kosovë.Çekut, në listë ndodhet njëri nga komandantët e UÇK-së terroriste, Azem Syla, vazhdon shkrimi i kësaj agjencie.Sipas in formatave nga policia, Hashim Thaçi mund të përgjigjet sipas vijës politike, por jo si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë ose kryes i krimeve të luftës, meqë ishte bërë përfaqësues i lartë i UÇK-së terroriste (agjencia nuk e huq këtë cilësim sa herë që e përmend UÇK-në, sqarim ynë) pas negociatave në Rambuje.
Bashkëpunëtori i afërt e Thaçit, Xhavit Haliti do të mund të përgjigjet meqë gjatë kryerjes së krimeve ishte përgjegjës për lidhje me krahun e UËK-së terroriste në Shqipëri dhe qendrat e atjeshme për stërvitje.
Hetuesit, sipas SERNA-s, kanë gjetur fakte të mjaftueshme për përgjegjësinë e komandantit të UÇK-së terroriste të ngarkuar për mbrojtjen shëndetësore në Shtabin Kryesor të UÇK-së, Shaip Mujës.Në listë është edhe Ajvaz Berisha, konsulli aktual e Kosovës së vetëshpallur në Frankfurt.
Ai gjatë kohës së konfliktit në Kosovë ka qenë komandant i njësive speciale të UÇK-së terroriste.Kadri Veseli, si njëri nga komandantët më me ndikim në ish-UÇK-në, do të mund të përgjigjej nëse Gjykata Speciale paraprakisht përcakton përgjegjësinë e Hashim Thaçit.
Në vend të Ramush Haradinajt, në bankën e të akuzuarve do të gjendet i vëllai i tij, Daut Haradinaj. Aktpadia e ngarkon për vepra të njëjta penale për të cilat autoritetet serbe e akuzojnë të vëllanë e tij Ramushin, e bëhet fjalë për krime të kryera në rajonin e Gjakovës dhe Deçanit, në Zonën e Metohisë (Dukagjinit), ku pjesëtarët e UÇK-së terroriste ishin nën komandën e vëllezërve Haradinaj.Në listë janë edhe Blerim Kuçi e Lahi Brahimaj, asi dhe ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Malishevës, Fatmir Limaj.Në polici kanë theksuar se në listën e të dyshuarve ndodhen edhe emrat e nja dhjetë oficerëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që janë të njohur për hetuesit që u ka prirë Clint Ëilliamson, thotë agjencia.
Është interesant se në listën e të dyshuarve nuk ka anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetar i të cilës gjatë kohës së konfliktit (siç e quan luftën kjo agjenci) ka qenë Ibrahim Rugova. Ndaj kryetarit të tashëm të LDK-së deputetët sot (bëhet fjalë për dje) votuan mosbesimin dhe e shkarkuan nga funksioni i kryeministrit të Kosovës së vetëshpallur, thuhet në shkrimin e ZSERN-as.
Sipas pohimeve nga Shërbimi Policor i Kosovës (kështu e quan kjo agjenci Policinë e Kosovës), më së voni pas një muaji do të nisë procesi i arrestimit të të dyshuarve, ndërsa policia është e gatshme që në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in të kundërvihet ndaj destabilizimit të situatës së sigurisë në Kosmet, përfundon shkrimi, që e transmetuan mediet serbe në Beograd.
Mbetet të shihet nëse këto pohime të kësaj agjencie kanë mbështetje reale në burimet policore, apo janë dëshira të saj dhe të zyrtarëve politikë të Serbisë, të cilët me zhurma akuzuese ndaj shqiptarëve, përpiqen të mbulojnë krimet gjenocidale të pushtetit që kanë trashëguar, të kryera në Kosovë dhe ndaj popullsisë së saj civile përgatiti Express. (b.an)