Gazeta belge “Derniere Heur” ka raportuar se Abdelhamid Abaaoud, i cilsuar si truri i akteve terroriste të së premtes në Paris, është vrarë nga policia franceze. Kjo e fundit kishte bërë të ditur se Abaaoud ishte rrethuar në apartament, ndërkohë që edhe kamikazja e vetëvrarë ishte gruaja e tij.
Gruaja qëlloi kundër policisë me Kallashnikov dhe më pas hodhi veten në erë, për të mos u kapur.
Britanikja “Daily Mail” ka publikuar foton e një të arrestuari nga policia, i cili nuk kuptohet se cili është. I arrestuari është i zhveshur nga mesi e poshtë, me sa duket policët kanë pasur frikën e ndonjë brezi eksploziv dhe nuk kanë rrezikuar.













