• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gaza në pikën e thyerjes/ Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve

by A M
08/12/2023 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka duart e lidhura e është i pamundur për të vepruar për të përmirësuar gjendjen humanitare në Gaza. Agjencitë e ndihmës së OKB-së thonë se gjendja ka kaluar kufijtë e katastrofës. Vetë punonjësit e ndihmës në Gaza janë bombarduar nga ushtria izraelite, e cila, siç thotë Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, po bën ndëshkim kolektiv.

Guterres-i shfrytëzoi për herë të parë në mandatin e tij, nenin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në një çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

 “Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e qëllimshme të rreth 1200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijë, plagosjen e mijëra të tjerëve dhe marrjen e qindra të tjerëve pengje. Në të njëjtën kohë, brutaliteti i Hamasit nuk mund të justifikojë kurrë dënimin kolektiv të popullit palestinez. Dhe ndërsa raketat e lëshuara pa dallim të nga Hamasi drejt Izraelit dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë në kundërshtim me ligjet e luftës, një sjellje e tillë nuk e shfajëson Izraelin nga shkeljet e veta. Populli i Gazës po shikon në humnerë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund sprovës së tyre.”

Thirrjet e tij shkuan në vesh të shurdhër, Izraeli dhe ShBA-ja bllokuan dhe shtynë në kohë votimin e një rezolute të hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe “për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën Izrael-Hamas.”

Shtetet e Bashkuara, një fuqi që ka veton në këshill, tha se nuk mbështet armëpushimin sepse beson se prej tij do të përfitojë vetëm Hamasi.

Në front, Izraeli rriti ndjeshëm sulmet në Rripin e Gazës, duke goditur në të gjithë gjatësinë e enklavës palestineze dhe duke vrarë qindra vetë në një fazë të re, të zgjeruar të luftës. Uashingtoni tha se Izraeli po shmangej nga premtimet për të mbrojtur civilët.

Ushtria izraelite tha të premten se goditi mbi 450 objektiva në Gaza nga toka, deti dhe ajri. Nga ana tjetër Hamasi raportoi se përleshjet më intensive me forcat izraelite po ndodhnin në veri në Shejaia, si dhe në jug në Khan Younis, ku forcat izraelite arritën në zemër të qytetit të dytë më të madh të enklavës.

Skenat e tragjedisë palestineze po luhen në spitalet e gjunjëzuar të Gazës, të mbushur tani me të vdekur dhe të plagosur. Në spitalin kryesor Al Nasser në Khan Younis, nuk ka më vend në dysheme për pacientët që vijnë të sakatuar e të përlyer në gjak.

“Po qëndrojmë në një zonë që sipas hartave, është e sigurt,” tha Mohamed al-Amouri, duke rregulluar maskën e oksigjenit të të birit në moshë shkollore, që dergjet tani në një shtrat spitali me pantallona të shkurtra futbolli e me këmbët e fashuar dhe trupin e plagosur.

 “Fëmijët ishin në rrugë duke luajtur, duke jetuar normalisht… Dolëm pas goditjes, duke dëgjuar britma, për të gjetur të rinj, fëmijë, gra dhe burra të bërë copa copa, mes tyre dëshmorë dhe të plagosur”.

Në Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor, presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas i tha agjencisë Reuters se duhet mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike që do të sjellë krijimin e një shteti palestinez.

Por autoriteti i tij ka rënë. Dhuna është rritur skajshëm në Bregun e Pushtuar Perëndimor. Forcat izraelite vranë pesë palestinezë të premten gjatë një bastisjeje që shkaktoi përleshje me armë zjarri.

Ushtria tha se dërgoi trupa në Al Fara, afër Tubas, për të arrestuar dy militantë. Në funeralin e të rënëve, turma dëgjohet teksa bërtet kundër Mahmud Abbas-it.

/a.d

Next Post
Arrestimi i “baronit të kokainës”, dalin detajet, çfarë u gjet në banesën ku strehohej i shumëkërkuari Gëzim Çela

Arrestimi i “baronit të kokainës”, dalin detajet, çfarë u gjet në banesën ku strehohej i shumëkërkuari Gëzim Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In