• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gaz lotsjellës, rrahje dhe spërkatje me kimikate/ Ndëshkime të frikshme për shkelësit e karantinës

by Java News
01/04/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa bllokimet e jetës së përditshme dhe lëvizjeve nga koronavirusi janë zgjeruar globalisht, miliarda njerëz kanë zbuluar se ata janë përballur me kufizime ekstreme. Policisë në të gjithë botën u është dhënë licencë për të kontrolluar sjelljen e qytetarëve në një mënyrë që normalisht do të ishte ekstreme edhe për një shtet autoritar.

Të martën, policia në Kenia dha “ngushëllimet e sinqerta” pasi një djalë 13-vjeçar u qëllua dhe u vra në ballkonin e tij në Nairobi, ndërsa policia lëvizte nëpër lagje, duke zbatuar një shtetrrethim koronavirusi. “Ata vijnë na bërtasin dhe na rrahin si lopë, dhe ne jemi qytetarë që respektojnë ligjin”, tha Huseyin Moyo, babai i Jasin, djali që u qëllua.

Shqetësimet po rriten që forcat e policisë në të gjithë botën po përdorin ndëshkime poshtëruese për të zbatuar karantinën në grupet më të varfëra dhe më të prekshme, përfshirë dhjetëra miliona që rrezikojnë urinë nëse nuk shkelin bllokimet dhe kërkojnë punë.

Gjatë javës së kaluar, janë shfaqur pamje të punëtorëve migrantë në Indi të mbledhur në anën e rrugës ndërsa janë spërkatur me kimikate, me sa duket një përpjekje për dezinfektimin e tyre para se të hynin në provincë. Punëtorët, të cilët ishin kthyer nga Delhi, ishin spërkatur me një agjent zbardhues, hipoklorit natriumi, i cili mund të shkaktojë dëme në lëkurë, sy dhe mushkëri, njoftoi “Indian Express”.

Diku tjetër, në Punjab, njerëzit e akuzuar për shkelje të rregullave të karantinës u mblodhën dhe u detyruan të bërtisnin: “Ne jemi armiq të shoqërisë. Ne nuk mund të rrimë në shtëpi”.

Ngjashëm, taktika poshtëruese janë përdorur nga policia në Paraguai, ku njerëzit që shkelin rregullat e karantinës u detyruan të kërcenin dhe u kërcënuan me shkarkues elektriciteti. Të tjerëve iu kërkua të përsërisnin “Unë nuk do ta lë përsëri shtëpinë time, oficer” ndërsa rrinin shtrirë me fytyrën në dysheme.

Megjithëse ekziston një konsensus në rritje globale që përpjekjet për të mbrojtur shëndetin publik përballë pandemisë së koronavirusit kërkojnë sakrifica të përkohshme të disa lirive individuale, ekspertët e OKB për të drejtat e njeriut i kanë nxitur vendet që të sigurojnë se përgjigjet e tyre ndaj pandemisë ishin “proporcionale, të nevojshme dhe jo-diskriminuese”.

Në kryeqytetin e Paraguai, Asuncion, Alberto Ruíz, anëtar i një organizate sociale të banorëve në lagjen e varfër Tacumbú, tha për “Guardian” se autoritetet kishin bërë shumë pak për të mbështetur familjet e mbetura pa asnjë të ardhur. Pothuajse të gjithë qytetarët në vend janë të kufizuar në shtëpitë e tyre.

“Ata ju thonë të qëndroni në shtëpi, të mbroni familjen tuaj. Por në lagje të varfëra, duhet të dalësh për të fituar jetesën: nëse nuk e bën, vdes nga uria”, tha Ruíz.Videot e dënimeve në Paraguai – të regjistruara dhe të ndara nga vetë oficerët – u vlerësuan nga Ministri i Brendshëm i vendit, Euclides Acevedo, i cili tha: “Unë i përgëzoj ata. Nuk kam të njëjtin kreativitet me ato që janë duke bërë ata në video”.

Në Filipine, policia dhe zyrtarët vendas i futën shkelësit e orarit të qarkullimit në kafazt e qenve, ndërsa të tjerët u detyruan të ulen në diellin e nxehtë të mesditës, si ndëshkim.Ishulli kryesor i vendit, Luzon është vendosur nën bllokim një muaj, me më shumë se 40 milionë banorëve që iu kërkua të qëndrojnë brenda. Por të mbetesh në shtëpi është një përvojë shumë më e rehatshme nëse ke luksin e hapësirës. Për ata që ndajnë dhoma me anëtarët e familjes, nxehtësia në Manila mund të jetë e padurueshme.

Në të gjithë vendin, më shumë se 17,000 njerëz janë arrestuar për shkelje të lidhura me bllokimin e qarkullimti nga koronavirusi, raportoi faqja e internetit “Rappler”. “Human Rights Watch” ka theksuar se një veprim i tillë ka shumë të ngjarë të jetë kundërproduktiv nëse shkelësit vendosen në ambiente të mbipopulluara të paraburgimit.

Aktivistët në Kenia kanë paralajmëruar se policia me sjelljen agresiuve jo vetëm që rrezikon të nxisë panik dhe frikë, por gjithashtu mund të rrisë transmetimin e virusit.Në qytetin portual të Mombasa javën e kaluar, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj udhëtarëve të trageteve, duke bërë që qindra njerëz të mbledhur së bashku të kolliteshin dhe të preknin fytyrën për të fshirë lotët nga sytë. Oficerët gjithashtu u filmuan duke goditur njerëz me shkopinj. “Nëse operacioni ishte menduar të mbronte njerëzit nga përhapja e virusit, arriti të kundërtën”, thuhej në një deklaratë të grupit të punës për reformat e policisë në Kenia.

Ekzistojnë gjithashtu frika se qeveritë po përdorin shqetësimin mbi pandeminë për të rritur fuqitë e tyre, duke miratuar legjislacione gjithëpërfshirës që mund të përdoren për të mbytur zërat kritikë. Të hënën, parlamenti i Hungarisë miratoi një grup të ri masash, duke përfshirë masën me burg për përhapjen e dezinformatave dhe lejimin e kryeministrit nacionalist, Viktor Orbán, të sundojë me dekret nën një gjendje të jashtëzakonshme që nuk ka një afat të qartë kohor, shkruan “panorama”.

Në Filipine dhe Tajlandë, janë deklaruar gjendjet e jashtëzakonshme, duke u dhënë qeverive fuqi më të mëdha për një periudhë të përkohshme. Kjo përfshin aftësinë për të goditur shpërndarjen e informacionit të rremë, një term i paqartë nga të cilin aktivistët kanë frikë se mund të keqpërdoren nga zyrtarët.

Në një raport të fundit, “Human Right Watch” tha se liria e shprehjes dhe aksesi në informacion duhet të mbrohen nga qeveritë. Ndërsa disa kufizime mbi të drejtat, siç janë ato që kufizojnë lirinë e lëvizjes, mund të justifikohen, grupi bëri thirrje për transparencë dhe “respekt të dinjitetit njerëzor”. /e.s/

Next Post
Fillon tmerri edhe në Britaninë e Madhe, 563 të vdekur gjatë orëve të fundit

Fillon tmerri edhe në Britaninë e Madhe, 563 të vdekur gjatë orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In