• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gaz Demi: Jam taksapaguesi më i madh për sportin te Rilindja. Tifoz me Interin, kundër Ramës dhe Braçes

by Ardit Rada
28/02/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e cilëson barazimin e sotëm ndaj Laçit si mundësi që i iku klubit të tij për t’iu shkëputur kurbinasve.

Në “Zona Gol” ai foli për ndeshjen, shanset e Partizanit për titullin dhe rivalitetin me ekipet e tjera, por sidomos për projektin e kompleksit të klubit.

Stadiumi ka përfunduar por ka mbetur në vendnumëro për shkak të burokracive që kanë mbetur peng nga politika e që shpreson të zgjidhen sa më shpejt pasi përndryshe nuk mund të vihet në punë ai kompleks.

Marrëdhënia me presidentin e Veronës– 

Demi: Ka qenë i ftuar special nga unë. I kam bërë urimin në momentin që doli barazim me Juventusin. Është burrë zotni.

Tifoz – 

Demi: Nuk është se e ndjek shumë futbollin, por jam tifoz me Interin kundër Edi Ramës dhe Erion Braçes.

Pengu më i madh këtë sezon –

Demi: Të jem korrekt, Apolonia. Shumë peng më ka mbetur. Sepse e meritoi Apolonia barazimin me ne herën e fundit. Në 10 minutat e fundit, Apolonia ishte Partizani dhe Partizani Apolonia.

Ndeshja me Laçin – 

Demi: Për të qenë korrekt ishte barazim. Më ngeli peng kur dolëm në avantazh dhe ata na barazuan. Na iku mundësia e shkëputjes me Laçin. Është me meritë aty ku është. Do të jetë pretendent i fortë deri në fund.

Vonesat e stadiumit të Partizanit – 

Demi: Doli diçka nga politika e ca të tjerë që s’dua të përmend emra që folën për Partizanin. Investimi thuajse ka mbaruar. Janë ca burokracira dhe magazina, që s’i kuptoj. Partizani duhej të dilte në fushën e vet që këtë vit. Të mos bëjmë shpenzime të mëdha. Të shikojmë me këtë ministrin e ri me Peleshin. Drejtorët e mi do të ikin të hënën të takohen. Është e sigurtë që këtë muaj Partizani del në fushë nëse mbyllet marrëveshja me ministrinë. Kompleksi ende s’ka përfunduar, por fusha është gati. Është i vetmi klub, që s’ka asnjë mbështetje. Jam taksapagues i madh për sportin te Rilindja. Pa shtëpi, s’kemi si t’i edukojmë fëmijët. Është bërë një investim që qeveria, politika duhej të dilnin dhe t’u puthnin dorën drejtuesve të Partizanit. Është bërë një ambjent për brezat e ri. E kam bërë, erdhi dhe federata dhe inspektoj fushën. Kemi folur këto vite për Skënderbeun. Bashkia e Korçës gjithmonë e ka mbështetur. Tirana merr bakshish nga bashkia kur fiton titullin, ne jo, që punojmë vetëm me krahët. Partizani nuk është i Gaz Demit, po i të gjithëve.

Trajneri Ilir Daja – 

Demi: Ilir Daja është blerja më e mirë e vitit falë drejtorit. Me Ilirin shpresoj të dal në pension. Është një burrë fisnik. Shresojmë të bëjmë një Partizan të madh. Po nuk u bë akademia jonë dhe fusha jonë, nuk them dot asnjë gjë. Gjithçka mbeten barcaleta. Nuk ka asnjë lidhje titulli këtë vit me Dajën, nuk ka asnjë presion ndaj tij,  edhe pse jemi në rrugë të mbarë. Kemi një marrëveshje xhentëlmenësh që të shkojmë larg e më larg, Ju e dini si e nisëm këtë vit. Nuk ka presion te Daja.

Lufta për titullin kampion – 

Demi: Jemi një grup prej 4 skuadrash (Partizani, Vllaznia, Laçi dhe Teuta) për titullin. Shpresoj që ekipi im të mos bëj gabime.

Next Post
I vetmi person i infektuar fut në panik qytetin, askush nuk guxon të dalë nga shtëpia

I vetmi person i infektuar fut në panik qytetin, askush nuk guxon të dalë nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In