• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gatuzo tashmë do kualifikimin në Champions

by Java News
08/04/2018 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontratë e re, por rrugëtim i vjetër për Xhenaro Gatuzon. Konferenca për shtyp e radhës është rasti për të shpjeguar edhe një herë (nëse e do nevoja) që misioni kuqezi nuk ka ndryshuar. Siç deklaroi dje përpara mediave: “Në fushë skuadra ime do të zbresë e gatshme për të luftuar në çdo centimetër.

Kontrata e re nuk më qetëson, tani do të kem më shumë dëshirë dhe nerv se më parë. Djemtë e dinë që mjafton pak për ta parë veten me çantë në dorë jashtë kangjellave të ‘Milanello’-s. Jemi të ndërgjegjshëm se baza është e mirë ndaj askush të mos presë revolucione në verë. Duhet respekt për këta djem që po japin shumë”.

PA NDRYSHIM

Deklaratat e Gatuzos janë një verdikt përfundimtar për shpenzimet që planifikon klubi në të ardhmen. Kontrata e re nuk do të ndikojë te skuadra dhe këtë e garanton trajneri, teksa shpjegon: “Djemtë nuk do të më shohin ndryshe tani që kam një kontratë më afatgjatë. Me ekipin kam një marrëdhënie të veçantë, respekti ekziston te të dyja palët dhe të gjithë ndihemi komodë me njëri-tjetrin, qoftë kur flasim për futboll e qoftë për tema të tjera. Duhet të jem koherent, t’i shoh në sy dhe të mos tall b… me asnjërin. Kjo është mënyra ime dhe ata ma kanë shpërblyer me punë të ndershme dhe serioze”.

GJUETIA VAZHDON

Tetë ndeshje dhe 24 pikë në “valle” janë një argument i mjaftueshëm për të besuar te vendi i katërt. Ndalesat e forta me Juven dhe Interin sipas Gatuzos duhen lënë pas. Siç shpjegon edhe 40-vjeçari: “Kemi shumë synime dhe te Champions-i duhet të besojmë për sa kohë aritmetika na mban në lojë. Nuk ka asnjë arsye për t’u dorëzuar që tani, ndaj duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit të çdo takimi. Të mos harrojmë se edhe për Ligën e Europës kemi konkurrenc, ndaj pretendoj sakrificë maksimale. Sasuolo është një skuadër cilë- sore që luan pastër, por kemi të nevojshme disa ndryshime për të ruajtur freskinë në nivel idesh”.

YJET

Një sqarim trajneri e dha edhe për Suson dhe Donarumën, dy emra ndër më të përfolurit për një largim nga kuqezinjtë. Sipas Gatuzos, situata në klub është e qetë dhe normaliteti i Milanit cilësohet si lajm. “Suso po punon në mënyrë fantastike dhe i jep ekuilibër manovrës. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ndryshe nga fillimi i sezonit tani luan si një lider i vërtetë. Edhe Xhixho është pikë kyçe, por pres më shumë nga ai pasi mundësitë i ka. Kam disa vërejtje për mënyrën sesi e nis aksionin, por cilësitë nuk ia vendos dot në diskutim. As ai as Hezusi (Suso) nuk janë një problem për mua”. Përgatiti: REINOLD BAKALLI (Panorama)

Next Post
Tiranë/Mashtrimi në Fcb çon në pranga një mashtrues

Tiranë/Mashtrimi në Fcb çon në pranga një mashtrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

February 19, 2026
“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

February 19, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

February 19, 2026
Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme

February 19, 2026
Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In