E vetmja mënyrë për të ndalur yllin e Barcelonës është duke e goditur. Deklarata është bërë nga ish-mesfushori i Milanit dhe Kombëtares italiane Gennaro Gattuso i njohur për grintën e tij në fushë.
I pyetur se si Bajerni mund të ndalë Messin në ndeshjen e kthimit Gattuso u përgjigj: “Si ndalet Messi? Nuk do të dija çfarë tu tregoja futbollistëve. Ndoshta duke e markuar ose duke e goditur nga pak”, ka thënë Gattuso.
Ylli argjentinas i Barcelonës ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e mbarë botës, pas dy golave spektakolar në fitoren 3-0 ndaj Bajernit të Mynihut.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









