Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka reaguar sëfundmi në lidhje me luftën duke thënë se janë gati të negociojnë me qeverinë ukrainase, por së pari sipas tij ata duhet të dorëzohen sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Më herët Lavrov tha se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.
Moska dha një mesazh të ngjashëm ndaj Ukrainës duke thënë se janë gati të negociojnë me kushtin që Kievi të marrë statusin neutral dhe të çmilitarizohet.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sulmuar ashpër ndërhyrjet perëndimore për luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë.
Gjatë konferencës për shtyp ai vuri në pikëpyetje stabilitetin e shtetit ukrainas. Lavrov u tha gazetarëve se populli ukrainas duhet të ketë tani mundësinë për të “zgjedhur të ardhmen e tyre”.
Madje ai paralajmëroi sanksione të forta kundër perëndimit. “Ne do të hakmerremi kundër sanksioneve të Perëndimit”, tha ai, duke nënvizuar se Moska synon “të çlirojë ukrainasit nga shtypja”.
Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm rus zhvilloi një takim me përfaqësuesit nga dy rajonet kryesore në Ukrainë të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Russia’s FM Sergey Lavrov greets Minister of Foreign Affairs of the Lugansk People’s Republics Vladislav Deynego and First Deputy Minister of Foreign Affairs of the Donetsk People’s Republics Sergey Peresada 🤝
📍 Moscow pic.twitter.com/EipWityWoG
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) February 25, 2022
Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha dje sipas medias pro qeveritare Russia Today se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në diskutime me homologun e tij ukrainas, me fokus në marrjen e një garancie sipas të cilës Ukraina do të jetë shtet neutral dhe nuk do të lejojë vendosjen e raketave të NATO-s aty.
Këto janë terma që, sipas Peskov, do të mundësonin arritjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe do të eliminonin atë që Rusia aktualisht e sheh si një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe popullit të saj.
“Presidenti formuloi vizionin e tij për atë që ne do të prisnim nga Ukraina në mënyrë që të zgjidheshin të ashtuquajturat probleme të ‘vijës së kuqe’. Ky është status neutral dhe ky është një refuzim për të vendosur armë”, sqaroi Peskov.
g.kosovari