• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati strategjia e turizmit 2030/ Parashikohet taksë e sheshtë për strukturat akomoduese afatshkurtër

by A R
16/10/2024 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik strategjinë e turizmit 2024-2030. Synimi i kësaj strategjia është turizmi i qëndrueshëm. Ndërkohë që parashikohet edhe vendosja e një takse të sheshtë, për strukturat akomoduese afatshkurtër, e cila sipas skenarit të qëndrueshëm do të jetë 50 Euro dhe llogaritet në varësi të numrit të shtretërve.

Kjo gjë do të sjell rritje të të ardhurave nga taksa e turizmit, pasi aktualisht të ardhurat nga taksa e fjetjes llogaritën në masën e 21 milionë Eurove dhe parashikohet të arrijë në 70 milionë në 2030. Ndërsa shtimi i takës së sheshtë parashikohet në nivelin e 14.4 milionë Eurove në 2030, duke bërë që totali i të ardhurave nga taksa e turizmit të arrijë në 85 milionë Euro.

Në strategji përcaktohet se, për të rritur të ardhurat dhe për të formalizuar sektorin, pasi strukturat akomoduese operojnë të paregjistruara dhe nuk deklarojnë shifrat reale të pushuesve dhe të xhiros së tyre do të ngrihet një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale, e cila do të identifikojnë strukturat akomoduese të paregjistruara.

Sipas strategjisë së turizmit, do të ketë edhe një rritje të investimeve për hotele, pasi numri i shtretërve në strukturat akomoduese synohet të rritet, nga 59 mije shtretër në 2023, në mbi 132 mijë shtretër në 2030.

Ndërkohë që rritje vlerësohet të kenë edhe strukturat akomoduese afatshkurtër, apartamentet që jepen me qira ditore.

Sipas këtij drafti, në pesë vitet e arshshme do ketë një rritje me 76% të numrit të shtretërve në total, nga 270 mijë në vitin 2023 në rreth 477 mijë shtretër në 2030. Po ashtu të ardhurat nga turizimi vlerësohen të arrijnë nga 4.1 miliardë Euro në 6.6 miliardë Euro në 2030. Po ashtu synim është edhe rritja e net qëndrimeve nga 4,8 net që është aktualisht në 6 net në vitet në vijim dhe kjo falë një game më tërheqëse të produkteve dhe eksperiencave turistike që synojnë inkurajimin e qëndrimeve më të gjata.

Sipas kësaj strategjie vendi ndahet në 6 klastera turistike, klasteri i bregdetiti Adriatik, ai i Veriut të Brendshëm, klasteri i Tiranës, klasteri Qëndror, si i Bregdetiti Jonian dhe Jugut të Brendshëm, ku veç bukurive natyrore, siteve kulturore, një vlerë i jepet edhe argoturizmeve dhe kulinarisë.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Tetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In