• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

by A R
18/03/2026 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji i ri për rezervën e hidrokarbureve në Shqipëri ka hyrë në fazën përfundimtare dhe pritet të miratohet së shpejti, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të rezervave të karburanteve në vend. Gjatë një takimi me furnizuesit e naftës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se drafti është tashmë gati dhe i harmonizuar me direktivat e Bashkimit Europian.

Ai theksoi se kompanitë hidrokarbure janë njoftuar për detyrimet që duhet të përmbushin gjatë vitit 2026, përfshirë mbajtjen e rezervave të detyrueshme bazuar në xhiron ditore të vitit të kaluar, ndërsa verifikimet në terren do të përfundojnë brenda 31 marsit. Sipas ministrit, situata ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në ngushticën e Hormuzit, nuk ka ndikuar në furnizimin me hidrokarbure në Shqipëri, falë diversifikimit të rrugëve të furnizimit.

“Tashmë secilës nga kompanitë hidrokarbure që ofrojnë në Shqipëri i është çuar njoftimi për detyrimin e rezervës hidrokarbure që duhet të mbajnë në vitin 2026, që është e përllogaritur në bazë të xhiros ditore të vitit të kaluar. Po ashtu grupet në terren tashmë u janë njoftuar edhe subjekteve për të bërë të gjitha verifikimet e nevojshme brenda datës 31 mars. Patjetër që subjektet e dinë që kanë detyrimin që të mbajë 31 ditë rezervën hidrokarbure në Shqipëri dhe pjesën tjetër të 60 ditëve të kontraktuar në menakizma të ndryshëm.

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nuk kanë impaktuar furnizimin me hidrokarbure në vendin tonë, pasi kanalet e furnizimit janë me mekanizma të tjerë apo në rrugë të tjera detare. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dy vjet që po punon për ligjin e ri të rezervës së hidrokarbureve, i cili është konsultuar me publikun para disa muajsh  dhe tani është në fazën përmbyllëse për miratim. Projektligjin që përmbush plotësisht direktivat e Bashkimit Europian dhe të vendit, tashmë rezervat e hidrokarbureve nuk do të mbahen më nga kompanitë, por nga agjencia shtetërore. Patjetër që struktura e çmimit të karburanteve në pikën fundore, zë pjesën më të madhe”, tha Karakaçi.

Next Post
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In