• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gati operacioni “fshesa”/ Anglia përgatitet për largimin e emigrantëve, ç’ndodhi që i çoi britanikët në këtë vendim

by Java News
26/08/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria britanike ka njoftuar masa të reja për të deportuar me proceduara të shpejta emigrantët shqiptarë që kanë shkuar në vend në rrugë ilegale.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë numri i shqiptarëve që po shkojnë në vend me gomone po 100-fishohet, shkruan The Telegraph.

“Një numër i madh shqiptarësh po bien në kurthin nga trafikantët dhe bandave të krimit të organizuar, duke i detyruar ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me gomone të shkatërruara për të ardhur në MB ,” tha Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel pas një takimi me homologun e saj, Bledi Çuçi.

“Falë niveleve tona të shkëlqyera të bashkëpunimit me Shqipërinë, ne do të përdorim çdo mundësi për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të jenë në vend tonë”, tha ajo.

Oficerët e lartë të Policisë shqiptare pritet të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar me qëllim që klandestinët e kapur të kthehen në Shqipëri brenda disa ditësh, raporton abcnews.al.

Nga ana e tij, Bledi Çuçi tha se gjatë takimit të dy ministrat diskutuan mënyrat për t’u ofruar mundësi shtesë punëtorëve dhe profesionistëve të aftë shqiptarë për t’u vendosur në Britaninë e Madhe, duke theksuar se qeveria shqiptare nuk e miraton emigracionin e paligjshëm dhe tentativat e rrezikshme për të kaluar Kanalin. Emigrantët nga vendi ballkanik janë në rritje, pavarësisht një plani të diskutueshëm për t’i transferuar ata në Ruanda. Numri i shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe të begatë”, gjë që minimizon shanset për dhënien e azilit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, të paktën 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani me varka të vogla, krahasuar me vetëm 23 vitin e kaluar.
Së fundmi gazeta Mail shkruante se 40% e emigrantëve të palishshëm që mbërritën në Britani në qershor dhe korrik ishin shqiptarë.

Prillin e kaluar, kryeministri në largim Boris Johnson njoftoi një plan për të deportuar emigrantët në Ruandë, duke shpresuar se do të dekurajonte ata që mendojnë të kalojnë Kanalin me varka të vogla. Megjithatë, në muajt në vijim, fluksi I emigrantëve të paligjshëm u rrit në vend që të zvogëlohej. Fluturimi i parë i deportimit të emigrantëve, i planifikuar në qershorin e kaluar, u anulua pas një ndërhyrjeje nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 6,000 nga 23,000 emigrantë të paligjshëm që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria.

E hëna e kësaj jave shënoi një rekord ditor prej 1,295 emigrantësh që kaluan Kanalin duke hyrë në Britaninë e madhe.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se do të nisin një fushatë reklamuese për të paralajmëruar emigrantët në gjuhën e tyre se do të përballen deri në katër vjet burg dhe depërtim nëse hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews

g.kosovari

Next Post
Lajmet e rreme nuk janë media

Për tollovitjen në xhungël dhe standardin normal të përballjes me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In