Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e vlerësoi muzeun “Gjethi” si një projekt për t’u përballur me të shkuarën e terrorit komunist. Kuratori Bashkim Shehu foli për dokumentacionin dhe objektet për projektin e muzealizimit, por ai ka pohuar se nuk gjen dokumente që rrëfejnë për torturat që bëheshin gjatë fazës së hetimeve nga Sigurimi i Shtetit.
Përfaqësues të shoqatës të përndjekurve politikë dhe të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit si Bilal Kola, Çelo Hoxha, Simon Mirakaj kanë reaguar për mungesën e dokumenteve për viktimat e diktaturës. Bashkim Shehu Shehu këmbëngul se nuk ka gjetur asnjë dokument. Madje edhe për torturat që i janë bërë nënës së tij Fiqrete Shehu gjatë hetimeve.
ma.me