Gati kësti i radhës, përfitojnë 406 ish të përndjekur politike
Brenda dy javësh, 406 ish të përndjekur politikë do të kenë në llogaritë e tyre bankare këstin e radhës të dëmshpërblimit për vitet e burgut që kanë bërë gjatë regjimit komunistë. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave kanë përpiluar listën me 406 të përndjekurish politikë, ku përfshihen si personat që kanë vuajtur vet direkt vitet burgut dhe që sot janë gjallë ashtu edhe trashëgimtarët.
Shumica e përfituesve janë persona që bëjnë pjesë në kategorinë parësore që përcaktohet sipas ligjit, ndërsa një pjesë më e vogël janë trashëgimtarë. Ndaj sipas rastit, në këtë raund shpërndahen dëmshpërblimet për këstin e parë dhe të dytë për trashëgimtarët dhe këstet e treta, të katërta dhe të pesta për ish të dënuarit që janë gjallë apo që bëjnë pjesë në kategorinë që sipas ligjit trajtohen në mënyrë parësore.
Në total shuma që shpërndahet në këtë raund është 1 milionë dollarë. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë paguar rreth 5000 dosje ose 7538 persona, me vlerë 1.796.403.108 lekë (2014) dhe 1.375.211.100 lekë (vetëm në 8 mujorin e parë të vitit 2015). Gjithashtu, duhet theksuar fakti që shumica e tyre kanë përfituar edhe 3 dhe 4 këste brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit.
Personat te cileve u ka dale emrin ne liste për këtë raund, do duhet tashmë që të paraqiten në Ministrinë e Fincancave për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshem dhe numrat e llogarive ku duhet të kalojnë dhe lekët.









