• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gati fushata kundër kriminelëve”, paralajmërimi i Sandër Lleshajt nga Berlini si drejtues i anti-KÇK-së

by Java News
31/01/2020 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët në vijim Policia e Shtetit do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri në mënyrë të dyshimtë. Është ky paralajmërimi i fortë që ka bërë nga Berlini, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me miratimin e paketës Anti- KÇK.

Ministri thekson se ashtu siç parashikon ligji i miratuar tashmë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, i jep mundësi policisë që të sekuestrojë pasuritë për të cilat ka dyshime se janë vënë në rrugë kriminale.

“Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale.

Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pa-sqaruara që të provojnë para gjykatave kompetente nëse prona e siguruar prej tyre është burim i financimeve të ligjshme apo në të kundërt i veprimtarive të paligjshme. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut” tha ai.

Këto deklarata ministri Lleshaj i bëri në fund të konferencës që u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ku ishte i ftuar me ftesë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë dhe ministrit të Jashtëm të Francës. /e.s/

Next Post
“Nuk e kemi parë ende paketën Anti-KÇK”, Zëri i Amerikës shpalos qëndrimet e SHBA dhe BE për ligjin e miratuar sot nga Qeveria

“Nuk e kemi parë ende paketën Anti-KÇK”, Zëri i Amerikës shpalos qëndrimet e SHBA dhe BE për ligjin e miratuar sot nga Qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In