• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati drita “jeshile” për hipotekimin e rreth 4 mijë apartamenteve në Tiranë

by Java News
28/08/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë rreth 4 mijë apartamente, kryesisht në Tiranë, për të cilat do të nisin procedurat e legalizimit. ALUIZNI ka gati vendimin në të cilin detajohet praktika që do të ndiqet. Drafti është në fazën finale dhe pritet të kalojë për miratim në qeveri në muajin shtator, duke i çelur në këtë mënyrë dritën jeshile hipotekimit të tyre.

KATEGORITË

Çfarë ka bllokuar deri më tani procesin për këto apartamente kanë qenë problematikat që ato kanë shfaqur. Nga ALUIZNI mësohet se një pjesë e këtyre pallateve janë në shkelje të lejes së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër nuk ka asnjë lloj dokumentacioni. “Ligji i legalizimeve hap në parim rrugë për legalizimin e këtyre objekteve, por procesi bllokohet për shkak të situatave shumë të ndryshme të secilit prej tyre. Përtej kategorive të pallateve me shkelje të lejes së ndërtimit janë edhe një numër pallatesh, që janë tërësisht pa leje.

Pikërisht për këtë kategori jemi duke punuar për të gjetur rrugët e legalizimit”, bëhet e ditur nga ALUIZNI. Edhe më e komplikuar bëhet situata kur këto banesa janë shitur, apo kur ndërtuesit kanë humbur gjurmët. Janë pikërisht këto pengesa ato të cilat për vite me radhë kanë mbajtur peng procesin e hipotekimit të këtyre apartamenteve. Vendimi i ri i jep zgjidhje. Procedurat qe do të ndiqen pas zyrtarizmit të tij në muajin e ardhshëm janë të njëjta me ato që ndiqen aktualisht.

PROCESI

Një pjesë dërrmuese e kë- tyre pallateve kanë mbetur stok. Ndërtuesit nuk kanë mundur dot t’i shesin, për shkak se nuk posedonin dokumentacionin e duhur. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se me zhbllokimin e procesit pritet të zhbllokohet edhe shitja e tyre. “Një nga aktet e reja është ai, i cili ka të bëjë me stokun e apartamenteve të pashitura në Tiranë dhe në qarqe të tjera.

Në Tiranë është një stok me rreth 4 mijë apartamente të pashitura, i cili qëndron pashitur sepse janë apartamente të palegalizuara. Ne në shtator do të mbyllim një VMK tjetër, që mundëson hipotekimin e tyre për të vënë në lëvizje shitjen e tyre”. Vendime të rëndësishme që pritet të kalojnë në muajin shtator janë edhe ato për legalizimin e banesave në zonën e Gërdecit dhe gjetjen e një zgjidhjeje për banorët e Bovillës./panorama/a.k

Next Post
12 pytje… a i gjeni dot përgjigjet?

12 pytje... a i gjeni dot përgjigjet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një plan kombëtar afatgjatë për zonat e kuqe të përmbytjeve

January 13, 2026
Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

January 13, 2026
Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD!  Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD! Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

January 13, 2026
“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

January 13, 2026
Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

January 13, 2026
“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In