• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gati 2 orë me armë brenda gjykatës”, gazetari rrëfen të gjithë dinamikën si u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja

by Os De
07/10/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta solli në emisionin Off the record nga Andrea Danglli të gjithë dinamikën e krimit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja. 

“Autori i kësaj ngjarje të rëndë, 30-vjeçari Elvis Shkambi, së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, kishin seancën gjyqësore në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit. Ata u paraqitën në këtë gjykatë 20 minuta para seancës, dhe në hyrjen ku futen qytetarët, pjesëmarrës në seancat gjyqësore, kaluan skanerin metalik me detektor. Megjithëse skaneri ka pulsuar dhe sinjalizuar për praninë e pajisjeve metalike, të dy kanë kaluar bashkë, por punonjësi i sigurisë, i ulur në karrige sipas pamjeve filmike të sekuestruara nga Policia e Tiranës, nuk ka bërë asnjë veprim dhe asnjë kontroll fizik ndaj tyre. 

Më pas të dy u futën brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit dhe qëndruan për rreth 1 orë e 45 minuta në hollin ku qëndrojnë qytetarët dhe në oborrin jashtë gjykatës, pasi seanca që duhej të nisi në orën 14:00 filloi në orën 15:30, me një vonesë 1 orë e 30 minuta, arsye që ende nuk dihet. Gjatë këtyre rreth 1 ore e 45 minutave, autori i ngjarjes së rëndë, i armatosur me armën e zjarrit, së bashku me xhaxhain e tij, qëndruan të pa shqetësuar dhe të qetë në ambientet e Gjykatës së Apelit, duke lëvizur brenda e jashtë. Madje autori u shfaq disa herë në kamerat e sigurisë duke konsumuar cigare dhe duke folur në telefon. 

Në orën 15:30 gjyqtari i çështjes, i ndjeri Astrit Kalaja, thirri palën paditëse dhe palën e paditur në seancë dhe për tre minuta dha vendimin kundër familjes Shkambi. Në momentin që gjyqtari i ndjerë doli në derën e sallës së gjyqit, në sallën numër tre, dhe pas vendimit kaloi në korridor, 30-vjeçari nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi me katër plumba në drejtim të tij, duke e lënë për fat të keq të vdekur. Ndërkohë pala tjetër, Elvis dhe Ragip Kurtaj, të cilët ishin në proces gjyqësor me familjen Shkambi, goditën autorin me një plumb dhe e lanë të plagosur; megjithatë autori, me armën e zjarrit në dorë, kaloi në korridor i qetë, jo duke vrapuar, por duke ecur ngadalë. Ai u duk në oborrin e Gjykatës së Apelit dhe atje i dorëzoi armën një nëpunësi të gjykatës, duke i deklaruar këtij të fundit të lajmërojë policinë e shtetit, sepse do ta priste aty dhe nuk do largohej. Arma e zjarrit kishte edhe tre plumba në fole. Ekzistojnë dyshime të forta nga grupi hetimor se autori e kreu ngjarjen me paramendim, me qëllim ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaj. 

Nëse gjyqtari do të jepte një vendim kundër tyre, pasi autori kishte lënë të plagosur palën tjetër, të cilën e qëlloi vetëm një herë dhe duke pasur ende tre plumba në pistoletë që nuk i shfrytëzoi, ai doli jashtë oborrit dhe i dorëzoi armën nëpunësit të gjykatës, duke pritur ardhjen e policisë. Policia erdhi rreth tre minuta pasi u lajmërua nga nëpunësit e Gjykatës së Apelit; në momentin që uniformat iu afruan oborrit, ata nuk e dinin se cili ishte autori. Ky i fundit i thirri: “Ejani këtu, se unë jam autori i vrasjes së gjyqtarit,” dhe më pas u prangos, u shoqërua në Komisariatin Nr. 1 dhe më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. 

Roli i punonjësit të sigurisë u referua si shpërdorim detyre, ai u arrestua pasi nga pamjet filmike rezulton se nuk u ngrit fare nga karrigia dhe nuk i ndoqi as momentin kur xhaxhai dhe nipi kaluan skanerin. Po ashtu u arrestua edhe xhaxhai i 30-vjeçarit, sepse nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë rezulton se ai nuk bëri asnjë veprim për të ndaluar nipin e tij që ngriti armën dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaj; kur dolën jashtë sallës së gjyqit, xhaxhai e shoqëroi nipin e tij i pa shqetësuar dhe pritën në oborrin e Gjykatës së Apelit”, raportoi Igli Çelmeta. 

Next Post
“Faza 0”, Rusia drejt një lufte të mundshme me NATO

"Faza 0", Rusia drejt një lufte të mundshme me NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In