• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati 10% e vdekjeve nga COVID në vend s’kishin sëmundje shoqëruese/ Ja sa zbriti mosha mesatare

by Java News
29/07/2020 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i jetëve të humbura nga Covid-19, që nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas të dhënave të publikuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë, janë 14 raste vdekjeje që nuk kanë pasur sëmundje të tjera deri në darën 28 korrik, ose 9.5% e totalit të vdekjeve (gjithsej 148).

Kjo shifër është rritur ndjeshëm në krahasim me periudhën mars-mesi i korrikut, kur pesha e jetëve të humbura pa sëmundje, nuk zinte më shumë se 2-3% të totalit.

Çfarë po ndodh?

Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se  ka raste se të sëmurët rrinë për një kohë të gjatë me temperature dhe dëmet janë të pakthyeshme kur shkojnë tek mjeku. Kur, një individ kalon 5 deri në 7 ditë me temperaturë, për çfarëdolloj gripi, atëhere duhet patjetër vizitë tek mjeku.

Ai shton se për personat që po vdesin pa sëmundje shoqëruese, mjekësia nuk ka shumë komente, pasi personi mund të ketë një sulm jo të zakontë nga virusi dhe në atë moment mund të jetë me imunitet të dobët.

Por ndërkohë nuk mund të përjashtohet rasti i ndonjë sëmundjeje dytësore të paekzaminuar më parë, si diabeti.

Dr. Malaj pohon se javën e fundit janë shtuar ndjeshëm personat që ankohen për temperaturë të lartë dhe gjendje gripale, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve po vetëkurohen dhe po e kalojnë në shtëpi dhe nuk arrijnë të diagnostikohen nëse kanë Covid-19.

Mosha mesatare ulet sërish

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka vijuar sërish të ulet. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga Monitor, deri në 28 korrik (148 jetë të humbura), mosha mesatare ishte 66.8 vjeç.

Në krahasim me përpunimin e mëparshëm, të realizuar në 14 korrik, mosha mesatare ka rënë edhe me një vit, ndërsa nga fillimet e pandemisë (12 prill-23 jetë të humbura), ka zbritur me 4.4 vjet, në një tregues që virusi po bëhet vdekje prurës edhe te moshat më të reja.

Në krahasim me Italinë, që ka një moshë mesatare të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 prej 80 vjeç, ky tregues në Shqipëri është rreth 13 vjet më pak.

65.5% e vdekjeve janë meshkuj, që janë kategoria më e prekur nga ky infeksion, në linjë dhe me tendencat globale.

Mosha mesatare e meshkujve që kanë humbur jetën është 67.1 vjeç, me një rënie prej 0.9 vjet, në krahasim me mesin e prillit.

Ndryshimi drastik ka ardhur tek femrat. Në krahasim me fillimet e pandemisë, ka një zbritje të ndjeshme të moshës së femrave, nga 77 vjeç në 12 prill në 66.3 vjeç ditën e djeshme.

Dr.Malaj thotë se femrat në Shqipëri, ndonëse jetojnë më gjatë, kanë një barrë më të lartë sëmundjesh sesa meshkujt që në moshë të re dhe kjo bën që femrat relativisht më të reja  të jenë më të brishta ndaj pasojave që shkakton Covid-19.

Grupmosha me vdekjet më të larta në vend është 60-69 vjeç, me 38% të totalit, e ndjekur nga 70-79 vjeç (24%) dhe mbi 80 vjeç me rreth 16%. Gjithsesi, ka një rritje të ndjeshme të peshës së vdekjeve nën moshën 60 vjeç, që në 28 korrik përbënte 23% të totalit, nga 8.7% në mesin e muajit prill.

Në krahasim me Italinë, situata është tërësisht e ndryshme. Ndonëse Italia ka një numër shumë më të lartë vdekjesh, mbizotërojnë moshat e mëdha. Sipas të dhënave të publikuara nga Ilsole24 ore, të përditësuara deri në 14 korrik, 85% e vdekjeve në Itali janë të grupmoshës mbi 70 vjeç, përkundrejt rreth 39% që është në Shqipëri për të njëjtën grupmoshë. Monitor

mosha-1mosha2vdekjet2vdekje1

g.kosovari

Next Post
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

Mustafa Nano: Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In