Një foto ku shfaqet një mashkull i gjunjëzuar, dhe një femër e hijshme me kamxhik në dorë është postuar nga reperja serbe Sajsi MC.
Fotoja shoqërohet me një koment të shkurtër ironizues për Ministrin e Mbrojtjes të shkarkuar në Serbi Bratislav Gasiç.
Reperja e ka postuar imazhin në profilin e saj në “Facebook”, ku ka ngjallur mjaft komente.
Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gasic u shkarkua nga detyra nga kryeministri Vuçic, pas deklaratës së tij se i pëlqejnë gazetaret të cilat “gjunëzohen shpejt”.
Kryeministri serb ka thënë të hënën se Gasic nuk mund të mbetet në qeveri, pas komentit të tij ‘’të
pamatur’’ për gazetaret. Gasiç bëri koment për Zlatija Labovic, një gazetare nga TV B92, gjatë vizitës së tij në fabrikën Prva Petoletka Namenska në Terstenik të dielën. Kur Labovic u ul poshtë, për të marrë operatorin e kamerës, Gasic tha: “Unë i dua gazetaret femra që bien poshtë në gjunjë e tyre të lehtë”.
Pasi u paralajmëruar nga Vuçic , Gasic kërkoi falje për veprën që kishte shkaktuar.