• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gashi, i pamotivuar nga paratë: Ndryshe shkoja në Kinë ose Emirate

by Java News
07/03/2016 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Distanca nga Europa nuk do të jetë problem për Shkëlzen Gashin që të marrë pjesë në finalet e Euro 2016. Sulmuesi kuqezi, në një intervistë me tabolidin zviceran “Blick” thotë se është konsultuar me trajnerin Gianni De Biasi para se të transferohej te Colorado Rapids, në SHBA. Gashi shton edhe se transferimi përtej Atlantikut nuk ishte i motivuar nga paratë, ndryshe ai tani do të ishte në Kinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

Cilat janë përshtypjet e para?

Kur erdha në Denver, në janar, e pashë se çdo gjë më përshtatej me qytetin. Këtu ka shumë gjelbërim dhe male, njësoj si në Zvicër.

Si është niveli? MLS shpesh nënvlerësohet…

Ai që nënvlerëson një ligë me lojtarë si Kakà, Lampard, Gerrard, Pirlo dhe shumë të tjerë, nuk kupton shumë nga futbolli. Stadiumet janë modernë dhe të mbushura plot. Mendimi im është se klubet e ligës amerikane nuk janë pas klubeve të Zvicrës.

Si janë tifozët këtu?

Personalisht nuk kam pasur kontakte me ta. Megjithatë gëzohem se shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA më kanë përshëndetur për vendimin tim që të transferohem në MLS.

Colorado Rapids nuk kanë lënë gjurmë në ligën amerikane. Jeni ju ai që do sillni ndryshime?

Kjo është e ekzagjeruar, por atë që kam arritur në Zvicër, pres ta arrij edhe në SHBA. Denveri është një qytet sportdashës dhe këtë e vërejmë edhe nga fitorja në Super Bowl (Denver Broncos fituan para një muaji kupën)

Ju përshkruheni si “designated player”. Sa të rëndësishme ishin paratë për transferimin tuaj?

Nëse do ishte puna për para, tani do isha në Kinë ose Emirate.

Por ju donit të qëndronit larg Baselit. Kishte probleme mes jush dhe trajnerit Urs Fischer?

Përfundimisht jo. Ka pasur interpretime që nuk ishin të sakta. Fakt është: Unë kisha një histori suksesi në Basel dhe gjithashtu edhe ndarje pozitive.

Si lojtar i MLS, i plotësoni kushtet për pjesëmarrje në France 2016?

Kam folur me trajnerin De Biasi përpara se të nënshkruaja këtu. Ai e di sesa i lartë është niveli dhe më ka mbështetur.

Pronarët e Rapids janë edhe të Arsenalit. Mund të transferoheni në të ardhmen brenda klubeve të pronarëve tuaj…

Unë kam nënshkruar me këtë klub për katër vite dhe dua të kem sukses.

Next Post

Videolajm/ Momentet kur karroca godet nënën dhe fëmijë 4-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In