• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garon për mandat të dytë në Bashkinë e Beratit, Demo: Investimet në 3 vitet e fundit më të mëdhatë në 30 vite!

by Java News
28/04/2023 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS-së, për bashkinë e Beratit, Ervin Demo kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie. I ftuar në studion e “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Demo tha se gjatë 4 viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë së Beratit, qyteti ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm.

Ai tha se ndër investimet që kanë ndikuar në transformimin e Beratit, janë ato në infrasktrukturë, të cilat sipas tij kanë sjellë pothuajse dyfishin e turistëve në qytet krahasuar me vitin 2019 kur mori drejtimin.

“Sa i përket këtyre 4 viteve është bindja ime se transformimi që ka ndodhur në Berat është i jashtëzakonshëm. Nuk kam pretenduar në asnjë moment se problemet që mbart Berati të zgjidhen në këto 4 vite. Investimet në 3 vitet e fundit janë më të mëdhatë që Berati ka pasur në 30 vitet e fundit. Mund t’u jap fakte për këtë. Janë bërë rrugët e shumë fshatrave. Është bërë rruga e Kalasë, të cilën nëse nuk do e kishim realizuar, nuk do kishim këtë numër turistësh që kemi. Në 2019-ën Berati ka poasur 210 mijë turistë në 2022 ka pasur më shumë se 400 mijë turistë. Sot hotelet në Berat janë të gjitha të prenotuara për gjithë vitin”- u shpreh Demo.

Sa i përket akuzave për ‘asfalt elektoral’ të bëra nga rivali i tij politik Zija Ismaili i cili kandidon përballë tij për bashkinë e Beratit, Demo tha se për çdo investim në insfrastrukturë kishte një buxhet që zbatohej sipas planit të miratuar nga bashkia në periudha të ndryshme të vitit.

“Nuk ka drejtues të institucioneve publike qëe mund të shpikë buxhet sot për nesër. Çdo gjë që ndodh gjatë vitit, e para duhet të jetë e miratuar dhe është krejt normale që ky buxhet fillon dhe ekzekutohet sipas planit që ka bashkia. Nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor që ndryshimet që janë parashikuar në buxhet të mos vijojnë procedurat normale për punët në qytet”- tha Demo.

Kandidati i PS u shpreh i bindur se diferenca e votave me kundërshtarin që ka përballë në 14 maj, do të jetë 5 mijë vota. Ai tha se ky rezultat vjen edhe si pasojë e rënies së fuqisë së LSI-së që në 2015 në koalicion me PS mori kreun e bashkisë.

“Minimumi diferenca e votave që do kemi në këto zgjedhje do jetë 5 mijë vota. LSI në 2015-ën nuk ka fare krahasim me atë që është tani. Në atë kohë ishte në pikun e fuqisë së vetë. Për këto zgjedhje përtej diferencës së votave, bastin e kam vënë tek ato që kemi bërë në këto 4 vite në Berat”- duke shtuar se në 2022 është arritur edhe furnizimi i qytetit me ujë gjatë 24 orëve ndryshe nga sa ishte në 2019-ën.

Duke bërë krahasimin me 4 vitet e mëparshme kur mori drejtimin e partisë, Demo tha se ndryshimet janë të jashtëzakonshme në çdo sektor dhe shtoi se për mandatin e ardhshëm ka projekte të përqendruara kryesisht në infrastrukturën e 43 fshatrave që përfshin kjo bashki.

Next Post
Të dëgjosh njerëz që gjithmonë ankohen, dëmton trurin

Të dëgjosh njerëz që gjithmonë ankohen, dëmton trurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com