Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi iu përgjigj akuzave në “Real Story’ se ai është një “lodër” e Sali Berishës apo i Ilir Metës.
“Garën time nuk e kam me Ramën, nuk jam i cilësuar as i këtillë, as tillë, Unë kam marrë garën dhe kam qenë kryetar Bashkie. Një kryetar bashkie duhet të bëjë bilancin. Le të vinte këtu, pa panelistë ose me panelistë dhe të bëjë bilancin, pse kryeministri do të bëjë luftë politike. Boll i kemi dhënë njerëzve një përçarje politike. Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana në Elbasan, kam lindur me breza, nuk më kanë sjellë nga Tirana si sekretari i sekretarin, apo si një njeri që do Rama që i rreh shpatullat apo teknicien që i mbulon aferat e tjera”, tha Boçi.
/a.r