• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gardisti grabitës u zbulua nga IPhone që pulsonte nga Parlamenti

by Java News
22/03/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Geraldo Guci, ish-efektivi i Gardës së Republikës i arrestuar nga prokuroria dhe policia në muajin tetor 2016, për akuzën e grabitjes së karburanteve, është zbuluar nga telefoni që ai kishte vjedhur në një nga pikat e karburanteve. I riu nuk kishte zgjedhur të shiste aparatin e telefonit “Iphone”, por e ka mbajtur vetë atë në përdorim. Ka qënë pikërisht ky aparat telefonik që ka sjellë dhe zbulimin dhe implikimin e ish-efektivit të Gardës së Republikës në katër grabitje.

Aparati telefonik është mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme.Mirëpo ajo që ka habitur efektivët e policisë dhe prokurorisë është se telefoni, pulsonte dhe jepte sinjal nga brenda sallës së Parlamentit Shqiptar. Prokurorët dhe efektivët e policisë, kanë menduar fillimisht se aparatin mund ta kishte blerë ndonjë nga deputetët ose pjesëtarët e administratës së parlamentit. Por megjithatë nuk janë nxituar në veprime.

Ata kanë pritur dhe ndjekur me imtësi të gjitha lëvizjet e personit që posedonte aparatin telefonik të vjedhur tek punonjësi i karburantit dhe pas disa ditësh vëzhgimi, është bërë ndalimi i efektivit të Gardës së Republikës, Geraldo Guci.Tashmë ky i fundit është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës dhe pritet të përballet me katër akuza të vjedhjes.

E spiunoi kolegu
Ndalimi i tij ka ardhur pas marjes në pyetje të tre kolegëve të tij nga policia dhe tre kontrolleve në banesat, e secilit prej tyre. Guci i fundit i ka treguar një prej kolegëve të tij të gardës me inicialet M.M që shërben pranë parlamentit,se kishte blerë një telefon “Iphone 6” ngjyra Gold.Sipas gardistit M.M, telefonin e kanë ndezur dhe i kanë futur kartën e tij pasi Geraldo Guci, nuk ka pasur kartë të prerë.

Sapo është ndezur telefoni sipas gardistit ka ardhur një sinjal përgjimi dhe një mesazh, ku ishte shkruar:”..Kush e kthen telefonin merr 200 euro…” dhe brenda në mesazh ndodhej dhe një numër telefoni.Ndërkohë pas pak kohësh dëshmitari M.M, i ka thënë prokurorëve se Geraldo Guci i ka deklaruar se e kishte fshehur telefonin, pas kontrollit të banesës dhe marjes në pyetje nga policia.

Dëshmia e Geraldo Gucit
Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve të dosjes ish-efektivi i Gardës së Republikës Geraldo Gucit ka deklaruar se vendosa të vidhja pikat e karburanteve, sepse kisha borxhe. Shokët më kërkonin paratë dhe unë kisha turp t’i thosha babait.

Nën kërcënimin e një arme lodër, shitësit të njërit prej karburanteve i mora 400 mijë lekë të vjetra. Me një pjesë të tyre lava borxhet, ndërsa me pjesën tjetër të parave luajta në skedina…”. Ai ka shprehur pendesë të thellë për veprimet e kryera dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën sesi ka vepruar.

“Me 3 shtator 2016 vendosa te vjedh një karburant në rrugën “Myslym Shyri”. Isha jashtë shtëpisë për kafe dhe u nisa në drejtim të pikës së karburantit rreth orës 01:30. Shkova tek makina që e kisha parkuar tek 21 dhjetori dhe ndërrova rrobat. Vesha një bluzë me ngjyra, një kapuç të kuq, një palë tuta treçerekëshe të zeza dhe atlete blu. Vura në brez një pistoletë lodër, plastike me ngjyrë të zezë, e cila në pamje të parë dukej e vërtetë. Nga “21 Dhjetori” deri tek karburanti eca më këmbë nëpër rrugica të lagjes. U fsheha tek disa shkallë pallati për disa minuta dhe vura një shami në fytyrë për të mos u identifikuar. Shitësi ishte duke luajtur në celular. Me shpejtësi i drejtova pistoletën lodër dhe i thashë “…Lekët shpejt…”. Ai më dorëzoi lekët. Rrobat që përdora në ngjarje i hodha në kazanët e plehrave”-rrëfen ai. Duke u ndalur tek grabitja e fundit,ish-ushtari profesionist ka këmbëngulur se pas saj kishte vendosur të tërhiqej dhe të mos kryente më veprime të tilla. “Me datë 16 tetor 2016 ishte hera e fundit që do të bëja këtë veprim, pasi borxhet i shleva. Unë vendosa se nuk do të vidhja më kurrë dhe rrobat i hodha bashkë me pistoletën lodër”, ka thënë ai.

ma.me
Next Post
FOTOT/ “Betim Spërdhima” feston ditëlindjen me kolegët e tij

FOTOT/ "Betim Spërdhima" feston ditëlindjen me kolegët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In