Garda Revolucionare e Iranit tha se ka gjetur rrënojat e avionit të pasagjerëve, i cili është rrëzuar të dielën.
Televizioni shtetëror transmetoi pamje, të marra nga një helikopter, të cilat tregonin rrënojat në malet me borë. Avioni i kompanisë Aseman Airlines është rrëzuar në malet Zagros në perëndim të Iranit dhe të 66 njerëzit në bord besohet se kanë vdekur.
Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë të ecin në këmbë deri te vendi i ngjarjes, pasi helikopteri nuk ishte në gjendje të zbresë në mal, tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit.
Kreu i shërbimeve emergjente të këtij vendi tha se lëvizja e trupave të atyre që kanë vdekur do të jetë e vështirë në kushtet e këqija të motit. Avioni i rrëzuar ka qenë gati 25 vjeçar, tha organizata e aviacionit civil të Iranit.