Ka pasur shumë herë debate për mënyrën se si duhet të ruhet Prokuroria e Përgjithshme, dhe më në fund qeveria plotësoi kërkesën organit të akuzës.
Ashtu sië kishte kërkuar Kryeprokurori Adriatik Llalla, tashmë godina qëndrore e akuzës nuk do të ruhet më nëëërmjet kontraktimit të kompanive private të sigurisë dhe ruajtjes fizike, por do të jetë nën ruajtjen e efektivëve të Gardës së Republikës.
Vendimi u mor nga qeveria dhe mban numrin 871 në fletoren zyrtare të 30 tetorit 2015.
Marrja e Prokurorisë nën ruajtjen e Gardës u bë pas kryerjes së një analize risku nga ana e organit të akuzës. Sipas kësaj analize, ekziston rreziku potencial për eliminimin e provave të rëndëishme hetimore.