Në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane ndaj anëtarëve të Cosa Nostra, zbulohet dhe roli që shqiptarët kanë patur në bashkëpunimin me këtë organizatë mafioze.
Gazetarja Alba Kepi, nga Italia tha se një shqiptar nga vlora me inicialet B.M ka bashkëpunuar me kunatin e kryemafiozit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.
“Kam në dorë një nga dosjet më të rëndësishme, zbulon atë se çfarë lidhjesh kishin shqiptarët me mafiat italiane. Bëhet fjalë për një nga eksponentët më të lartë të Cosa Nostra në Romë, që kishte ndërtuar perandorinë e tij. Më tej theksohet se ai favorizohej nga një shqiptar me inicialet B.M.
Është vlonjati në pëgjigjmet e tij, se famlija e tij është e rrezikshme dhe i garantonte tonelata kokainë për t’i sjellë nga Ekuadori. Ky eksponent i rrezikshëm i Cosa Nostra është kunati i Matteo Messina Denaro, kryebosi i mafias siçiliane”, tha Kepi.
Ajo më tej u shpreh se shqiptari i kishte garantuar marrjen e kokainës nga Amerika Latine, me një çmim 1300 euro për kilogram, për ta marrë nga porti i Roterdamit dhe për ta shitur 20 deri në 30 mijë euro në Europë.
g.kosovari