• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garantohet transporti i mjekëve në Tiranë, shërbimi ushqimor i të moshuarve dhe shtresave në nevojë

by A R
23/03/2020 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, nëpërmjet një procedure online, vendimin për të ndihmuar me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.

Nisur nga pezullimi i frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në këtë periudhë, në mbledhjen e sotme u vendos që Bashkia e Tiranës ta përdorë sasinë e tyre ushqimore për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, që ata ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë të krijuar nga COVID-19. Ushqimet e gatshme, por edhe pakot me ushqime, do të grumbullohen dhe më pas do të shpërndahen në banesat e shtresave në nevojë nga Bashkia Tiranë nëpërmjet punonjësve të qendrave sociale, njësive administrative dhe grupeve të ngritura enkas për këtë qëllim.

Ndërkaq, për t’i ardhur në ndihmë personelit mjekësor, i cili këto ditë po lufton në vijën e parë të betejës me CODIV-19, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe ndryshimet e kontratave me operatorët që ofrojnë transportin publik kryeqytetas.

Operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve, do ta ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor. Të gjitha shpenzimet për ofrimin e këtij shërbimi për stafin dhe personlein mjekësor do të paguhen nga Bashkia Tiranë, e cila ka parashikuar dhe buxhetin përkatës për këtë shërbim.

Më konkretisht, do të vijojë funksionimi vetëm për personelin mjekësor linja nr. 15 Kombinat – Kinostudio, duke shtuar në këtë itinerar edhe stacionin pas Muzeut Kombëtar në kthim. Edhe linja nr. 8 nga “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-Teg”, vetëm për degëzimin e senatoriumit, do të ketë pikënisje stacionin pas Muzeut Kombëtar.

Këshilli Bashkiak miratoi edhe amendimin e kontratës për linjën nr. 16 Lapraka dhe linjën nr. 14 Unaza, në kuadër të marrjeve të masave gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, për ofrimin e këtij shërbimi vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor. Itinerari në linjën 16 do të jetë 1) Spitali Ushtarak 2) Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron”, 3) Shkolla “Qemal Stafa” 4) Piaza. Ndërsa, për linjën 14 të Unazës nuk ka asnjë ndryshim në itinerar apo stacione.

Bashkia e Tiranës ka vendosur të lehtësojë me autobusë të posaçëm edhe transportin e stafit mjekësor në Kamëz apo nga Kamza, që janë brenda regjimit spitalor të Tiranës. Për këtë qëllim, Këshilli Bashkiak miratoi edhe amendindimin e kontratës për linjën Tiranë – Kamëz. Autobusët e posaçëm që do të jenë në ndihmë të personelit mjekësor do të kenë këtë itinerar: 1) Qendër Kamzë, 2) Bathore, 3) Institut 4) Ura Insitutit 5) Casa Italia 6) Sheshi Shqiponja 7) Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron” 8) Sheshi “Karl Topia” 9) Stacioni pas Muzeut Kombëtar.

Shërbimi i transportit publik qytetas për këto linja do të ofrohet për gjithë kohëzgjatjen e periudhës së shkaktuar nga infeksioni Covid-19 dhe derisa funksionimi normal i transportit publik do të qëndrojë i pezulluar.

Sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës, operatorët që do të ofrojnë këtë shërbim, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

/a.r

Next Post
Rama i vendosur: Më mirë tërbohuni sot nga masat e marra, se sa të kemi qindra viktima pas dy javësh!

Koronavirusi / Rama i përgjigjet Bashës: E dimë vetë punën tonë, mos na pengo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In