• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gara shpejtësie me makinë”, sociologët tregojnë se nga çfarë rrezikohen sot adoleshentët

by Java News
16/11/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit jemi tronditur nga ngjarje me pasoja fatale, ku kryesisht janë përfshirë adoleshentë.

Përplasja e makinës me 5 te rinj që ktheheshin nga një festë ditëlindje, në fshatin Bërzhitë, përfundoi me dy 17 vjeçare të vdekura, në timon ishte një adoleshent pa patentë.

“Adoleshentët nuk kanë frikë, duan të arrijnë gjithçka, me çdo mënyrë. Kanë guxim të paparë, nuk kanë frikë edhe nga vdekja. Ata që duhet të ndikojnë në vetëpërmbajtjen e tyre në kultivimin e normave, e asaj që është e lejuar dhe asaj që ndalohet, janë prindërit dhe mësuesit. Është e papranueshme, që një prind, i jep makinën fëmijës, që nuk ka patentë, aq më tepër, që e di se ai do të shkojë në një festë dhe mund të konsumojë alkool dhe lëndë narkotike. Ky prind lan duart dhe nuk mban përgjegjësi për fëmijën e tij. Nëse këta heqin dorë,atëherë ne kemi larë duart dhe do t’i lëshojmë e do shohim në shoqërinë tonë, ngjarje akoma më të rrezikshme, akoma më tragjike, dhe fatkeqësisht edhe me humbje jete”, ka thënë Gëzim Tushi, Sociolog.

Sociologët thonë se adoleshentët kanë kërkesa maksimale, sidomos kur flitet për dhe dëshirat e tyre trupore, kërkesa për t’u veshur për t’u dukur, për të konsumuar alkool, duhan e drogë. Ajo që kanë detyre prindërit është të ndikojnë për t’ua frenuar, për t’i zbutur e ndihmuar.

“Më shumë se janë të rrezikshëm, adoleshentët janë të rrezikuar edhe nga brenda, nga zhvillimet e tyre fizike dhe mendore, por të rrezikuar edhe nga jashtë, nga kjo atmosferë shoqërore. Edhe ata janë në çekuilibërm dhe kanë nevojë për ndihmë. Mendoj se duhet te ndryshojmë sistemin e komunikimit me adoleshentët, metodat e vjetra kanë marrë fund, me adoleshentët vetëm mund të merresh vesh, dhe në qoftë se mendojmë se do ta mposhtim me forcë, dhune dhe mjete drastike, të jeni të sigurtë, se dështimi është i plotë.

Adoleshentët e sotëm nuk janë si ata të djeshmit, as institucionet e as familja, me pushtet absolut mbi ta, kjo për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të marrëdhënieve. Rritja e kuotave të edukimit qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit është çelësi i suksesit këshillojnë sociologët. /tch/

Next Post
LIVE/ Shqipëri-Francë, Edi Reja në konferencë për shtyp në vigjilje të takimit

LIVE/ Shqipëri-Francë, Edi Reja në konferencë për shtyp në vigjilje të takimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In