Thellohet diferenca mes dy kandidatëve kryesor për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kur janë numëruar 291 kuti për Bashkinë Tiranë, kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj kryeson me 53.6% të votave duke thelluar më tej diferencën me kandidatin e APPD-së, Halim Kosova, i cili rezulton me 38.8% të votave.
Diferenca në numër votash është 14 854 vota. Sa i takon specifikisht, Veliaj ka marrë 54 083 vota deri tani, ndërsa Kosova 39 229. Sa u takon kandidatëve të tjerë në kryeqytet, Gjergj Bojaxhi ka marrë 5.3% të votave (5 376 vota), Sazan Guri 1.2% (1 169 vota), Arben Tafaj 0.8% (848 vota) dhe Dhimitër Muslia 0.3% (287 vita).