• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Veliaj do të ishte kandidati më i dobët i PS, më i lehti për ta mundur!

by
27/10/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do të hyjë në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën.

I ftuar në “Radari Informativ” me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat tha se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

“Heq dorë nga mandati, i bindur në rezultat. Përfaqësoj edhe një nga njësitë administrative të varfra. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.”

Për Belind Këlliçin, kreu aktual i bashkisë Tiranë është kandidati më i dobët që mund të ketë PS dhe sipas tij do ta ketë shumë lehtë ta mundë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Velinë.”

Por cila është alternativa që Këlliçi do t’u sjellë qytetarëve të Tiranës.

“Ne do t’i vënë përballë alternativë për kryeqytetin. Nëse do të jem kandidat përballë, unë do derdh djersë e mund për çdo votë. Nuk ma vjedh dot kollaj votën mua. Kam garuar në një nga zonat që është bastion i së majtës për vite, dhe kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite,” u shpreh ai gjatë bisedës me Juli Xhokaxhi në ABC.

Këlliçi tregoi po ashtu se puna e tij do të fokusohet tek takimet në terren me qytetarë për të marrë mendimet e tyre.

I pyetur nëse kandidatura e tij ishte një propozim apo “lobim” i Ilir Metës tek Sali Berisha, Këlliçi tha se me ish-presidentin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por shtoi se ajo që prevalon është marrëdhënia me kryedemokratin Sali Berisha.

“Kandidatura ime në Primare është propozim i Belind Këlliçit,” shtoi ai.

/e.d

Next Post
“Dëgjuam të bërtitura tmerruese”/ 19-vjeçari sulmohet për vdekje në rrugë

"Dëgjuam të bërtitura tmerruese"/ 19-vjeçari sulmohet për vdekje në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In