• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për PE/ Marco Salihu, kandidati i vetëm shqiptar në TV më të madh të Veneto-s: Shfuqizoni ligjin Bosi-Fini

by Java News
24/05/2024 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amendojeni ose shfuqizojeni ligjin Bossi Fini- tha dje, kandidati i vetëm shqiptar në listat e partive italiane për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Marco Muharrem Salihu, në TV Veneto, në një debat të fortë  ku merrnin pjesë dy krahët e politikës italiane, në moderimin e  gazetarit me eksperiencë, Luigi Bacialli.  Kritikën e tij për këtë ligj diskriminues të tejkaluar nga koha e mbështetën të dy krahët e politikës, madje dhe prej të djathtës.

Në debatin e fortë që zgjati dy orë, kandidati shqiptar foli dhe  për njohjen e shpejtë të dokumentave  të studimit dhe atyre profesionale të shqiptarëve, në kushtet kur Shqipëria si pjesë e Ballkanit, ka treguar se është pjesë e një territori me afërsi kulturore, ekonomike, historike me Italinë. “Ju e dini se tashmë ka italianë që po shkojnë në Shqipëri, për biznes, pensione, turizëm, dhe disa ligje nuk kanë kuptim për të frenuar apo kufizuar lëvizjen e lirë nga Shqipëria dhe Ballkani”, nënvizoi ai. Ndërkohë, Marco Muharrem Salihu, foli dhe për shembuj të suksesshëm të integrimit  të  bashkëkombasve tanë në Itali.

Tema e qendrave të strehimit për emigrantët e huaj në territorin shqiptar zuri vend në debatin e fortë në TV Veneto. Kandidati i Stati Uniti d’Europa për Rajonin e Verilindjes, në shkëmbim të kësaj ndihme që po jep Shqipëria për Italinë dhe BE për frenimin e emigracionit klandestin, kërkoi  lehtësira për produktet shqiptare në tregun italian.

“Kur bëhet fjalë për Evropën nuk mundesh mos fol per punë ekonomie, dhe ndaj kemi Marko Salihu,  një sipërmarrës që punon në Venecia me origjinë shqiptare, kandidati për zgjedhjet evropiane. Nga pikëpamja e politikës ekonomike industriale sipas mendimit tuaj cfarë duhet bërë më shumë në Evropë?-ishte prezantimi me të cilat moderatori Bacialli, e ftoi kandidatin Marco Salihu të merrte fjalën.

Salihu i kërkoi ekonomisë italiane, shtetit italian, që është i prekur nga njëlloj emigracioni,  nga vendet fqinjë në Ballkan, por dhe pellgje të tjera gjeografike, të ndiqte shembullin e Gjermanisë. “Duhen hapur qendra trajnimi profesional, shkolla, në vendet nga vjen emigracioni me kulturë më të ngjashme me atë italiane.. Kështu ata vijnë të përgatitur në territorin tonë”, tha ai.

Salihu shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për Italinë, një vend që i ka dhënë mundësi të pafundme bashkëkombasve tanë, që rezultojnë sot komuniteti më i integruar./m.j

Next Post
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In