Prokurori Adnan Xholi i cili garon për kreun e SPAK, gjatë prezantimit të kandidaturës së tij para KLP, vlerësoi punën e bërë në këto tre vite nga ky institucion, por tha se ka ardhur koha që të ecet më hapa më të mëdhenj kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.
Ai u shpreh se mendon se i plotëson të gjitha kriteret për këtë post, ndërsa tha se për tu përballur me publikun do duhet që SPAK të ketë hetime konkrete në kohë të shpejtë duke u bazuar vetëm në prova.
“Nuk jam në kushte konflikti interesi me askënd. Jam një nga kandidatët për kreun e SPAK, duke vlerësuar se plotësoj kriteret e KLP për këtë detyrë, me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe menaxhuese për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo prokurori është tashmë e konsoliduar falë punës suaj dhe ndihmesës së partnerëve tanë ndërkombëtarë. Është trupa më profesionale e prokurorëve dhe jam krenar që punoj me ta.
Por krahas rezultateve të shkëlqyera, SPAK këto tre vite, mendoj se ka ardhura momenti që trupa e prokurorëve të vijojë me hapa më të mëdhenj kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Për t’u përballur me publikun do duhet të kemi hetime konkrete në kohë të shpejtë duke u bazuar vetëm në prova.
Vij sot këtu si kandidati që ka mbi 24 vite eksperiencë në Prokuroi pa shkëputje. Karriera ime ka pasur një ngritje të vazhdueshme dhe konsistente”, u shpreh ai.
/a.r