• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ Edvin Kondili paraqet platformën para KLP: Kam përgatitjen profesionale, motivimin dhe kurajën për ta drejtuar

by Java News
16/12/2022 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Edvin Kondili ka nisur prezantimin dhe paraqitjen e platformës së tij para KLP si kandidat për kreun e SPAK.

“Jam përgjigjur thirrjes nga KLP për vendin vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kam aplikuar për këtë pozicion pasi kam vlerësuar se kam të gjithë përgatitjen profesionale, eksperiencën, motivimin, por edhe kurajën për të drejtuar këtë institucion.
Kjo është një faze vendimtare për funksionimin e SPAK, si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri. Kërkon analiza të dobësive për të nxjerrë mësimet e vlefshme për të ardhmen. Nëse më jepet mundësia për të qenë drejtues i saj, angazhimi im do jetë maksimal.
Kam filluar detyrën si prokuror në 2004, pranë prokurorisë së krimeve të rënda të asaj kohe. Kam 18 vjet pa shkëputje që ushtroj detyrën e prokurorit, 15 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prej 2020 e në vazhdim ushtroj dhe detyrën e drejtuesit të seksionit kundër korrupsionit pranë SPAK. Kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale. Veprat penale të cilat kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim cilësisht dhe me sukses, kanë pasur lidhje me trafikun e armëve, vrasje të punonjësit të policisë, kryerja e veprave kriminale në kuadër të grupeve kriminale etj. Masat e dënimit që unë kam kërkuar dhe më pas janë miratuar nga ana e gjykatës, natyrisht dhe për shkak të natyrës së veprave penale kanë qenë dhe me raste në 20 vjet burgim apo burgime të përjetshme.

Kam përfaqësuar dhe çështjes mjaft sensitive. Procedimi 176/1 i 2015 ku 11 të pandehur janë deklaruar fajtorë. Procedimi penal i hetuar së fundmi nga ana ime, procedim i vitit 2019, ku hetohen 44 shtetas, 42 prej të cilëve nën arrest me burg. Janë tregues i qartë jo vetëm në eksperiencën profesionale, por edhe ngarkesën. Te pjesa e platformës kam përmendur dhe një numër tjetër çështjesh penale, të cilat janë vlerësuar nga KLP edhe në fazën e kandidimit tonë për të qenë pjesë e SPAK, pra prokuror.

Për hetimet pasurore, në një prej tyre është konfiskuar një shumë monetare prej 500 mijë eurosh. Mund të përmend disa raste të përfaqësimit në gjykim të çështjeve penale me një numër të lartë të pandehurish, e përfunduar në 2021 në shkallën e parë dhe në 2022 në gjykatën e Apelit. Kanë qenë në gjykim 51 të pandehur. U vazhdua me dy procedime, në një prej tyre u përfundua gjykimi për 35 të pandehur për një grup të trafikut të qenieve njerëzore”.

/s.f

Next Post
Rrokadë në polici/ Tonin Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, prezantohet drejtor i ri i Policisë së Tiranës

Rrokadë në polici/ Tonin Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, prezantohet drejtor i ri i Policisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In