• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e RTSH, reagon SafeJournalists: Shqetësime për procesin e përzgjedhjes!

by B K
28/01/2025 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 janar 2025, Këshilli Drejtues i RTSH (Radio Televizioni Shqiptar – transmetuesi publik) shpalli hapjen e konkursit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Afati i aplikimit u caktua më 20 janar 2025. Më 27 janar 2025, Këshilli Drejtues zhvilloi fazën e parë të procesit të përzgjedhjes. Sipas vendimit nr.5 të Këshillit Drejtues, datë 27.01.2025, Këshilli votoi dhe përzgjodhi vetëm dy kandidatë për të vijuar procesin dëgjimor, ndërsa skualifikoi me votim tre të tjerë. Deklaratat e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe organizatat e medias sugjerojnë se ishin tetë kandidatë që plotësonin kriteret ligjore, megjithatë Këshilli votoi për pesë dhe lejoi vetëm dy të avanconin, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe drejtësinë. Për më tepër, numri i aplikantëve në total dhe sa prej tyre nuk plotësonin kriteret ligjore dhe arsyet e skualifikimit mbeten të paqarta, duke reflektuar mungesën e transparencës së Këshillit Drejtues në këtë proces kritik.

Rrjeti SafeJournalists është thellësisht i shqetësuar për parregullsitë procedurale që minojnë parimet e përzgjedhjes së bazuar në merita dhe llogaridhënies publike. Sipas nenit 11 të Statutit të RTSH-së, të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore të pranueshmërisë duhet t’u jepet mundësia të paraqesin platformat, përvojën dhe vizionin e tyre gjatë një seance dëgjimore, duke siguruar një vlerësim të drejtë dhe të plotë përpara se të skualifikohen. Megjithatë, vendimi i Këshillit Drejtues për skualifikimin e kandidatëve përpara fazës së dëgjimit bie ndesh me këto dispozita ligjore dhe shkel parimet e transparencës dhe drejtësisë.

Gjithashtu, neni 104 i Ligjit për Mediat Audiovizive (Nr. 97/2013, i ndryshuar) thotë se një kandidat mund të skualifikohet vetëm nëse nuk plotëson kriteret specifike ligjore, si përvoja, kualifikimet drejtuese ose konflikti i interesit. Raportet që tregojnë se të tetë kandidatët plotësuan këto kritere dhe e bëjnë vendimin e Këshillit Drejtues për të kufizuar pjesëmarrjen shumë të diskutueshëm. Po ashtu, mungesa e një shpjegimi të qartë dhe publik mbi skualifikimet ngre dyshime për integritetin e procesit.

Një tjetër çështje kritike është shkelja e procedurave të votimit të fshehtë, të cilat kërkohen sipas nenit 102 të Ligjit për Mediat Audiovizive. Këshilli Drejtues duhet të votoj nëpërmjet votimit anonim dhe të fshehtë, për të garantuar drejtësi dhe pavarësi. Çdo devijim nga ky proces, përfshirë raportet për votim në distancë, rrezikon legjitimitetin e vendimeve të Këshillit dhe gërryen më tej besimin e publikut ndaj RTSH-së si një institucion i pavarur.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e tij mbikëqyrëse, të kërkojë shpjegim të plotë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së lidhur me parregullsitë procedurale dhe mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes. Parlamenti duhet të sigurojë që Këshilli Drejtues të jetë në përputhje me kuadrin ligjor, veçanërisht me parimet e transparencës, drejtësisë dhe respektimit të normave demokratike në qeverisjen e transmetuesit publik.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 28.1.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Next Post
“Votim i emigrantëve pa ID”/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

"Votim i emigrantëve pa ID"/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In