• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

by A R
02/04/2026 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gara për drejtimin e PD-së nuk mund të kontrollohet nga lidershipi aktual, Sali Berisha.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Salianji tha se pakënaqësia e demokratëve është e dukshme kohëve të fundit

Sa i përket deklaratës së PD-së se ai dhe të tjerë janë “vetëpërjashtuar”, Salianji e cilësoi të pavlefshme.

Salianji theksoi gjithashtu se do të kandidojë pavarësisht pengesave, duke argumentuar se statuti i PD-së nuk lejon kandidimin e Berishës për shkak të mosrealizimit të objektivit për ta kthyer partinë në forcë qeverisëse.

INTERVISTA E PLOTË:

Sot, disa militantë të Partisë Demokratike nga Durrësi, mbështetës të Ervin Salianjit, protestuan te selia qendrore e partisë. A mund të themi, pas episodit të sotëm dhe atyre të javëve të fundit, se dera e Partisë Demokratike zyrtare është përfundimisht e mbyllur për një kandidaturë alternative ndaj zotit Berisha?

Ervin Salianji: Nuk di ta them këtë me siguri. Ajo që di të them është se frika e lidershipit dhe e zotit Berisha për të garuar ka baza reale, sepse demokratët janë kudo të pakënaqur, të dëshpëruar dhe kërkojnë llogari ndaj lidershipit të PD-së për rezultatet zgjedhore, si dhe për mosmbajtjen e përsëritur të premtimeve.

Salianji, nuk është kuptuar mirë se çfarë vjen pas kësaj situate për ju, kur Partia Demokratike deklaron se ju dhe të tjerët jeni të vetëpërjashtuar. Çfarë vjen më pas?

Ervin Salianji: Nuk ka rëndësi ajo deklaratë, është njësoj sikur Edi Rama të thoshte se PD-ja është e përjashtuar nga gara. Kjo nuk ndodh dot. Një kandidat, në këtë rast zoti Berisha, nuk mund të përjashtojë një kandidat tjetër, kundërshtari nuk mund ta zgjedhë rivalin e tij dhe as votuesit. Është për “Rekordet Guinness” që lidershipi i një partie kërkon të zgjedhë anëtarët, kur në fakt anëtarët duhet të zgjedhin drejtuesit. Rasti i Durrësit tregoi se demokratët kërkojnë llogari për abuzimet që po kryhen për të uzurpuar funksionin e kryetarit.

E keni thënë se Berisha nuk mund të përjashtojë kandidatët apo votuesit, por vjen dita e votimit dhe Salianjit nuk ia kanë hapur derën apo nuk e kanë regjistruar. Çfarë ndodh konkretisht nëse nuk e keni emrin në fletën e votimit?

Ervin Salianji: Unë nuk i kërkoj leje askujt për të kandiduar në partinë ku jam anëtar dhe ku kam dhënë kontribut. Se çfarë do të ndodhë me fletën e votimit, mbetet për t’u parë. Unë di që neni 46 i Statutit të PD-së ia ndalon zotit Berisha kandidimin, sepse ai nuk arriti objektivin për ta kthyer PD-në në forcë qeverisëse. Ky ishte premtimi i tij, që do ta mundte Edi Ramën. Politika bëhet mbi baza premtimesh publike, nëse nuk i realizon, duhet të përballesh me votën.

Salianji, ju bëtë burg për një denoncim që u prodhua me konsensus në shtabin e asaj kohe të PD-së. Berisha ju erdhi në burg me libra. A ndjeni sot zhgënjim, zemërim apo dëshirë për revansh?

Ervin Salianji: Unë jam në një betejë politike për të fituar mbështetjen e demokratëve dhe qytetarëve, me qëllim largimin e Edi Ramës një orë e më parë. Çdo përpjekje imja ka qenë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të pasur përgjegjshmëri para ligjit. Nuk bëj beteja për interes personal, por për një shoqëri më demokratike, duke nisur nga demokratizimi i partive tona. Shqetësimi im është që PD-ja duhet të jetë jo vetëm alternativë, por gati për të sjellë rotacionin, sepse kështu siç është, është vërtetuar se nuk fitojmë dot. Po të ishte për interes personal, unë mund të kisha zgjedhur të qëndroja si disa të tjerë, por kam zgjedhur interesin publik.

Next Post
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In