• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e PD/ Basha, takime në Fier: Pastrimi i politikës nga çdo lidhje me krimin dhe korrupsionin…!

by Java News
09/07/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me disa mbështetës në Fier. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe foto nga takimi.

Në reagimin e tij Basha shprehet se pastrimi i politikës nga çdo lidhje me krimin dhe korrupsionin, garantimi i garës përmes listave të hapura, kufizimi i mandateve dhe vota e diasporës do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e vendimmarjes në çdo nivel të politikës shqiptare.

Reagimi i Bashës:

Riorganizimi i Partisë Demokratike dhe përgatitja për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin tonë politik, kalon përmes hapjes, modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture. Përfshirja e të rinjve, e diasporës, e profesionistëve me integritet, e shtresave që historikisht kanë përbërë ashtin e forcës sonë politike, të përndjekurit dhe pronarët, do të jetë në qendër të procesit që kemi nisur. Të vetëdijshëm se shkëputja nga anët e errëta të të shkuarës sonë çel rrugën për një parti edhe më përfshirëse se më parë, në aleancë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, do të ofrojmë një alternativë të vlerave me një projekt të qartë ndryshimi, që vetëm Partia Demokratike mund ta garantojë.

Beteja e drejtë dhe rëndësishme që ne kemi zhvilluar për miratimin e ligjit të Dekriminalizmit duhet çuar edhe më tej, në mënyrë të tillë që ngjarjet e tmerrshme si ajo e Fushë Krujës të mos përsëriten dhe integriteti i të zgjedhurve të mos cënohet nga përfshirja e kriminelëve të lidhur me pushtetin. Për këtë arsye vetting-u për politikanët është sot një prioritet për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz që votohen për të shërbyer në interes të qytetarëve, jo të bandave.

Ky është modeli për të cilin Partia Demokratike qëndron me vendosmëri, sepse besojmë fortë se pusheti u përket qytetarëve të ndershëm të këtij vendi dhe ata duhet të jenë të lirë ta ushtrojnë larg modeleve destruktive që kanë shkatërruar zgjedhjet dhe përfaqësimin politik.

Pastrimi i politikës nga çdo lidhje me krimin dhe korrupsionin, garantimi i garës përmes listave të hapura, kufizimi i mandateve dhe vota e diasporës do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e vendimmarjes në çdo nivel të politikës shqiptare, duke përmirësuar përfaqësimin e qytetarëve dhe garantuar që në zyrat e shtetit të shkojnë njerëz me integritet, përgjegjshmëri dhe besueshmëri, që mëshirojnë vlera dhe veprojnë në shërbim të interesit publik./m.j

Next Post
Gjatë pushimeve Dua Lipa i sugjeron ndjekësve dy libra nga Ismail Kadare!

Gjatë pushimeve Dua Lipa i sugjeron ndjekësve dy libra nga Ismail Kadare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In