16 zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë dorëzuar kandidaturën për postin vakant të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gara u hap pas pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda, 1 ditë pas protestës së PD, kur u sulmua me molotov “Vila 31” në ish-Bllok.
Pas përfundimit të afatit të djeshëm për aplikimin, Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën e plotë me 16 kandidatë. Për herë të parë aplikonte janë dhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.
Lista e plotë e kandidatëve
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Ejona Gurbardhi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Suela Sulkaj
Tonin Vocaj











