• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gara në Tiranë, gjobiten 2 shoferë! Qytetarët bashkëpunojnë me policinë, telefonatat e tyre ‘kapin’ të papërgjegjshmit në timon! 1789 gjoba, ‘ikin’ 35 patenta

by Java News
14/07/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shoferë janë gjobitur pasi janë kapur duke bërë gara me njëri-tjetrin në Tiranë. Kanë qenë qytetarët ato të cilët kanë njoftuar policinë, të cilët më pas bënë të mundur kapjen dhe ndëshkimin e tyre. Për njërin prej shoferëve nuk ishte hera e parë që kapej duke bërë gara shpejtësie.

“Falë telefonatave të qytetarëve, rreth orës 21:30, shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, pasi janë njoftuar se dy motomjete me fuqi motorike të lartë ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin dhe manovra të rrezikshme në rrugë, janë vënë në ndjekje të tyre. Të dy drejtuesit e motomjeteve janë ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë proceduar me masa administrative sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, përkatësisht njëri me 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj, pasi nuk kishte masa të tjera administrative në historik”, ka njoftuar policia.

Në bilancin ditor të bërë me dije nga policia rugore, vihet re një ndërgjegjësim i madh i qytetarëve në luftën kundër shoferëve të papërgjegjshëm të cilët sjellin pasoja tragjike në rrugë. Tre raste të sjelljeve krejtësisht të papërgjegjshme nga shoferët janë sinjalizuar nga qytetarët që kanë të bëjnë kryesisht me manovra të rrezikshme në rrugë. Interesante është fakti se shoferët e shtojnë dozën e papërgjegjshmërisë së tyre duke tentuar që të korruptojnë policët.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas informacionit të dhënë nga qytetaret se drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, që dyshohej se ishte nën efektin e alkoolit po qarkullonte në korsinë e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”, duke rrezikuar për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, u angazhuan menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit të dyshuar në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, drejtuesi i të cilit kishte shenja të dukshme të përdorimit të alkoolit dhe refuzoi në mënyrë të përsëritur të bëjë testin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore për testimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi me iniciale A. N., 56 vjeç, ai i ka ofruar punonjësve të Policisë, dy kartëmonedha me prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Gjithashtu, në Rrugën e Arbrit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas telefonatave të ardhura nga qytetarët, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin F. L, 36 vjeç, i cili po drejtonte automjetin në mënyrë të çrregullt. Nga testimi me alkooltestues, 36-vjeçari ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, gjatë monitorimit të qarkullimit me radar, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i mjetit, shtetasi D. K., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative dhe pezullimin e lejes së drejtimit.

Falë telefonatave të qytetarëve, rreth orës 21:30, shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, pasi janë njoftuar se dy motomjete me fuqi motorike të lartë ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin dhe manovra të rrezikshme në rrugë, janë vënë në ndjekje të tyre. Të dy drejtuesit e motomjeteve janë ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë proceduar me masa administrative sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, përkatësisht njëri me 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj, pasi nuk kishte masa të tjera administrative në historik.

Gjithashtu, në Mat, falë telefonatave të qytetarëve se drejtuesi i një mjeti tip “Benz” që po kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke qarkulluar në sens të kundërt, në vendin e quajtur “Ura e Matit” ishte përplasur me një motomjet dhe po vijonte lëvizjen duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  F. Z., 38 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l”, njofton Policia.

Në total gjatë ditës së sotme janë gjobitur 1789 shoferë si edhe janë pezulluar 35 patenta.

“Po gjatë 24 orëve, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.Gjithashtu janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, përfundon njoftimi i Policisë./m.j

Next Post
Statuti i ri i PD në dorë të njerëzve të Bashës e Berishës/ Nga ligjërimi i fraksioneve, te krijimi i qeverisë në hije, zbardhen propozimet

Problemet e PD-së së Lulzim Bashës, nuk janë prekjet e shpeshta të statutit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

Uroi vdekjen e Putinit, Kremlini për Zelenskyn: A është i aftë të marrë vendime adekuate për paqen

December 25, 2025
Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

December 25, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

EMRI/ Plagosja e biznesmenit në Durrës, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

December 25, 2025
“Kam marrë ftesë për tek “foltorja” e Salianjit”/ Kuçana: Nuk do shkoj

“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

December 25, 2025
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

December 25, 2025
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com