• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gara në SHBA/ Analistët bien dakord: Hillary jo e përsosur, por fituese

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komentet e parë në fund të debatit presidencial në Hofstra University i kanë dhënë pothuaj unanimisht fitoren Hillary Clintonit.

“Ishte një debat i çuditshëm, por Clintoni ishte qartësisht fituesja në çdo front”, ka shkruajtur Roxane Gay, pofesore në Purdue University dhe opinioniste e NYT. “Ishte e përgatitur, e sjellshme dhe luftarake kur ishte e nevojshme”, ka vazhduar ajo, ndërkohë që “injoranca e Trumpit në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare ishte e dukshme”.

I vetmi dyshim, thotë Gay, është nëse kjo përballje e parë do të zhvendosë zgjedhësit e mëdyshur: një përgjigje, ndonëse e pjesshme, vjen nga CNN, ku pjesa më e madhe e të pavendosurve ka thënë se i pëlqeu më shumë paraqitja e Clintonit.

Rezultatin e konfirmon edhe një sondazh i kryer nga rrjeti televiziv, sipas të cilit 62% e spektatorëve – që prezantuesi ka theksuar se ishin në shumicë demokratë – i ka dhënë fitoren ish Sekretares së Shtetit, ndërkohë që vetëm 27% kanë zgjedhur manjatin njujorkez.

Dy Trumpët në tension

Pas shkëmbimeve të para, debati u ndez menjëherë, me dy kandidatët që kanë ndërprerë vazhdimisht njëri-tjetrin dhe janë përplasur për çdo temë, duke u hedhur nga taksat tek ISIS. Megjithatë, ritmin e përballjes e ka diktuar Clintoni, që me përgatitjen e saj të përpiktë ka udhëhequr debatin, ndërkohë që kundërshtari shfaqej improvizues, dhe ndonjëherë konfuz.

Planet e detajuar dhe goditjet e parapërgatitura të Clintonit e kanë detyruar manjatin njujorkez të hyjë në një terren të parehatshëm, ka shkruajtur menjëherë Politico. Clinton, ka vazhduar e përditshmja e Uashingtonit, ishte përgatitur për të përballuar dy Trumpë të ndryshëm – atë që njohim dhe atë më të dhembshur që ka hyrë në fushatë gjatë kohëve të fundit – dhe “pikërisht tensioni mes këtyre dy Trumpëve u bë shumë i dukshëm gjatë gjithë orës së parë të debatit”.

Jo e përsosur, por fituese

Për Uashington Post, Clintoni e futi në qoshe rivalin e saj republikan, edhe pse, sipas Chris Cillizza, analist politik i të përditshmes, ish sekretarja e shtetit “nuk ishte e përsosur”, teksa herë pas here është shfaqur e studiuar dhe robotike.

Për shembull, përgjigja e saj për çështjen e racës ishte “shumë mendje dhe pak zemër”. Megjithatë, “Clinton ishte padyshim më mirë se sa Trumpi, dhe mund të flitet për një fitore të qartë në çdo front”. Sipas Cillizza, kandidati republikan “nuk ishte përgatitur mjaftueshëm dhe pati probleme me pyetje të cilat e dinte që do të vinin”.

Zëri konservator

Edhe J.D.Vance, shkrimtar dhe zëri konservator i Nju Jork Tajms, konfirmon se Clintoni ka shfaqur një kontroll të madh të fakteve dhe politikave. Megjithatë, kur kishte sfiduar Trumpin në debatet republikane gjatë zgjedhjeve primare, të njëjtën gjë kishin bërë Jeb Bushi dhe Ted Cruzi, që më pas u mundën thellë.

“Në nëntor, elektorati do të jetë shumë ndryshe nga ai që i dha fitoren Trumpit”, shkruan Vance, “dhe pikërisht për këtë arsye Clintoni do të ketë më shumë shanse” për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. “E megjithatë ajo nuk e ka mësuar leksionin që morën republikanët e mundur prej Trumpit dhe kjo duhet të shqetësojë jo vetëm mbështetësit e saj, por edhe të gjithë ata që duan një politikë e cila të rrisë nivelin e bashkëbisedimit publik”.

CdS – www.bota.al

ma.me

Next Post
Dyshoni se partneri po ju tradhton? Ja formula se si ta zbuloni

Dyshoni se partneri po ju tradhton? Ja formula se si ta zbuloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In