• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gara’, kush do e ekstradojë Dritan Rexhepin? Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jang Prengës, Italia për trafik droge

by Java News
11/11/2023 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I njohur si lideri i padiskutueshëm i kartelit shqiptar që vepronte në të njëjtin nivel me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës, Dritan Rexhepin që u arrestua fillim jave në Turqi, ku kishte hyrë me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia, e kërkon jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia.

Në një komunikatë të policisë italiane, mbi arrestimin e Rexhepit thuhet se të premten i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që kërkesën për arrest provizor t’ia përcjellë autoriteteve kompetente turke, të shoqëruar me dokumentacionin e ekstradimit në rrugët e zakonshme diplomatike. ‘Dritan Rexhepi është një nga kriminelët më të mëdhenj shqiptarë, i njohur në mbarë botën.

I arratisur nga Shqipëria në Itali, profili i tij kriminal u pasurua nga kryerja e shumë grabitjeve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës”, thuhet në komunikatën e policisë italiane. I arrestuar dhe i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Firences, ai u arratis nga burgu i Voghera në vitin 2011. Më pas i arrestuar në Belgjikë për kryerjen e grabitjeve të shumta, ai u arratis sërish nga burgu belg. Në vitin 2014 Rexhepi u arrestua në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 13 vjet burg dhe u bë sërish i pagjurmueshëm në vitin 2021.

Gjatë qëndrimit në burgun e Guayaquil, ai arriti, nëpërmjet përdorimit të bisedave të koduara, të krijonte një kartel shqiptar të trafikut të drogës të quajtur “Kompania Bello” i dedikuar për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, prodhuar në Kolumbi, të transferuara në Evropë dhe të shpërndahet nën markën ekskluzive “BELLO”..

Nga një përgjim u zbulua edhe rasti i trafikimit të 283 kg kokaine nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli, ku dhe një pjesë e drogës ishte marrë nga kontejneri.  Kjo ngjarje, dyshohet, u bë shkak për rrëmbimin e Jan Prengës dhe zhdukjen e trupit, në 17 janar 2020 në Kamëz.

Pesë ditë pas pengmarrjes në Tiranë, Rexhepi u përgjua duke folur me vëllain e Jan Prengës në Angli . Emri i Dritan Rexhepit doli me vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. U denua me 25 vjet burg, por kur arrestua, kohën që figuronte si student Drejtësie, qendroi vetëm pak orë në paraburgimi e policisë së Durrësi, pasi u arratis./m.j

Next Post
‘Rama-Meloni’/ Scholz: Marrëveshja me Italinë? Tirana do të jetë së shpejti në BE! Kreu i PSE: Ai pakt nuk…!

'Rama-Meloni'/ Scholz: Marrëveshja me Italinë? Tirana do të jetë së shpejti në BE! Kreu i PSE: Ai pakt nuk...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In