• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gara e Shkodrës në website-t e kandidatëve/ Pozitiviteti i Becit përballë përgjumjes së Spahisë

by A R
25/04/2023 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata për Shkodrën mes Benet Becit, menaxheri që vë të parën Shkodrën dhe politikanit Bardh Spahia, kryetari aktual që kërkon ndryshimin me votë.

Një vështrim mbi faqet zyrtare në web.

Në prag të zgjedhjeve vendore 2023 dy kandidatët garues në Shkodër kanë berë publike faqjet përkatëse në rrjet nga ku çdo qytetar mund të informohet mbi këndvështrimet e tyre. Le të hedhim një sy të shpejtë mbi qëndrimet e secilit.

Bardh Spahia, kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës, ka zgjedhur të quajë “Shtëpia e lirisë” ballinën e faqjes së tij informuese.www.bardhspahia.com

Ndonëse tingëllon poetike, nuk duket të ketë një domethënie a një sqarim pas këtij togfjalëshi. Mesazhi i kryetarit vijon me slloganin e përzgjedhur për ketë garë elektorale “Jo vetëm, por të gjithë bashkë mund të ndryshojmë Shqipërinë tonë. SHKODRA NË DUART E TUA”.E shohim pak me mosbesim këtë slogan sa shpresëdhënës aq edhe i zbrazët . Ai kërkon ndryshimin me votë, por këto janë zgjedhje lokale, ndryshimi që ai kërkon mund të ndodhë dy vite më pas në garën parlamentare. Bardh Spahia, zyrtarisht kryetar bashkie që prej datës 31 mars 2022 shpesh ka vendosur theksin tek arritjet politike më shumë se tek arritjet e komunitetitet të cilit I shërben. Një vështrim mbi faqjen zyrtare në facebook të bashkisë së Shkodrës na tregon se postimet e bëra për publikun shumë shpesh vijnë nga faqja personale e kryetarit ku e shohim të angazhuar me takime të shpeshta honorifike në zyrën e tij, por rrallë hasim ndryshime të rëndësishme për komunitetin. Madje shpesh herë, edhe pse duhet të ishte një faqe për të gjithë qytetarët, aty ndahen edhe veprimtari të kryetarit me strukturat e partisë që ai përfaqson. Faqja zyrtare e kryetarit në fuqi ka gjithashtu një seksion ku mund të informohet çdo qytetar për arritjet e tij përgjatë këtij viti. Në fakt vendimi për të bërë transparente arritjet e shohim si dika tejet të logjikshme, por ky seksion të dërgon në një faqje bosh, pa asnjë informacion mbi si ka ndryshuar kryetari Shqipërinë tonë deri më tani. Dolëm njësoj sikurse hymë, me informacione të cunguara e dëshirën për të njohur punën e deritanishme e planet konkrete për të ardhmen e qytetit.

Shumë informacione e një vizion të qartë e konkret gjetëm tek faqja zyrtare www.shkodra pozitive.com. Ky në fakt është edhe sllogani e hashtag i  këtij kandidati, i cili edhe pse është propozuar nga Partia Socialiste, po bën një fushatë ndryshe, me slogan të vetin dedikuar Shkodrës. Që në emrin e faqes, kandidati Beci ka zgjedhur të ketë emrin e Shkodrës, jo të vetin.Në brendësi, video të shkurtra na prezantojnë me Benet Becin, kandidatin që ka zgjedhur të jetë më pranë komunitetit me të cilin është shumë i lidhur.  Nga fëmijëria e familja e deri tek formimi e synimet e tij kandidati Benet Beci rrëfen jetën e ofertën e tij për Shkodrën.  Planet e Becit janë të qarta, ai ka zgjedhur, njësoj si sllogani që ë përfaqëson, të punojë për t’i zbuluar Shkodrës pozitivitetin. Kandidati që vjen nga bota e financës dhe administrimit e sheh veten si një mjet, një vegël për t’i dhënë qytetit një vizion mbi të ardhmen duke u larguar nga hija e së shkuarës. Me një program të qartë (të aksesueshëm lehtësisht në rrjet e që po pasurohet ditë pas dite) Benet Beci synon të kthejë Shkodrën në zemrën ekonomike të rajonit. Në këtë faqe nuk mungojnë as kandidatët për Këshillin Bashkiak që janë propozuar nga z.Beci dhe Partia Socialiste, ashtu si edhe fotot e lajmet nga mediat që po pasqyrojnë  fushatën e tij.

Vota është mjeti i vyer i secilit për të vendosur mbi fatin e tij në mënyrë të përgjegjshme. E ndoshta edhe serioziteti me të cilën trajtohet nga secili kandidat komunikimi përmes faqeve online, mund të shërbejë për të kuptuar se cili kandidat duhet të bindë qytetarët shkodranë.

Next Post
“Duhet të shkojmë vetëm përpara”/ Rama takim me vajzat dhe gratë në Fier: Këtu s’diskutojmë rezultatin!

"Duhet të shkojmë vetëm përpara"/ Rama takim me vajzat dhe gratë në Fier: Këtu s'diskutojmë rezultatin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In