• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gangsteri shqiptar, Safet Rustemi fut në sherr politikën belge

by A R
20/07/2018 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarë të opozitës në Belgjikë kanë kritikuar ashpër ministrin federal të Emigracionit, Theo Francken, për deportimin e Safet Rustemi, i cili rezultoi më pas si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Belgjikë, dhe flitet se jeton i lirë në Shkodër.

Safet Rustemi ishte drejtues i një rrjeti droge dhe prostitucioni në Alhambra të Brukselit dhe ishte i dënuar me 22 vjet burg, shkruan “The Brussels Times”.

Në përshkrimin e tij në listën e njerëzve më të kërkuar, ai ishte përfshirë në aktivitete shumë të dhunshme në trafikimin e qenieve njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, përdorim armësh dhe vjedhje.

Por në vend që të vuante dënimin me burg, Rustemi u dërgua në një avion dhe u kthye në Shqipëri nga Zyra për të Huajt.

“Në fakt ishte Zyra për të Huajt që i siguroi Rustemit se nuk mund dhe nuk do të vuante dënimin më burg”, ka treguar për mediat avokati i tij, Sven Mary.

Rustemi u bë pjesë e listës “Most Wanted” pasi vazhdoi që ta drejtonte biznesin kriminal që kishte ngritur në Bruksel nga Shqipëria.

Ministri Francken mbështeti Zyrën për të Huajt.

“Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja e tij në listë ishte një sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë atë. Ne kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë”, postoi ministri në Twitter, citon Abc News.

Ndërkohë deputeti Wouter De Vriendt e ka akuzuar Francken si një person të “fiksuar” pas deportimit të njerëzve, edhe nëse kjo u lejon atyre t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi sjell rreziqe të mëdha sigurie. Ky kriminel është i aftë që të na rrezikojë ne edhe pse nuk është këtu. Fiksimi i ministrit tonë me largimin e kriminelëve sa më shpejt të jetë e mundur është rrezik për sigurinë tonë”, tha ai.

Ndërsa ministri Francken ka premtuar se do ta hetojë çështjen më nga afër në ditët në vijim.

a.ç

Next Post
HEC-et, Gjiknuri: Çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis do të anulohet

Investim modern në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, reduktohet koha e shërbimit në 20 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In