Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se lejimi i Andrea Pirlos që të largohej nga San Siro, është gabimi më i madh që ka bërë ndonjëherë. Shefi ekzekutiv i Milanit ishte përgjegjësi kryesor për ikjen e mjeshtrit të mesfushës te Juventusi në vitin 2011 si lojtar i lirë.
“Gabimi më i madh që kam bërë në treg ishte që e lash Pirlon të largohej, megjithëse këtë gabim e ndaj me të tjerët. Mos më pyesni me kë”, ka thënë 71-vjeçari për Gazzetta dello Sport.
Ai është pyetur edhe për mundësinë e transferimit të Zlatan Ibrahimovicit, por ka thënë se sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2016 dhe se nuk ka çfarë të thotë më shumë për këtë temë.