Sikur të mos mjaftonte niveli i ulët që është parë në fushë, ja dhe një gafë që vjen nga jashtë saj.
Në prag të ndeshjes midis Uruguajit dhe Meksikës për Copa America Centenario, në vend të himnit kombëtar të Uruguajit në stadium u luajt ai i Kilit.
Organizatorët kërkuan ndjesë në pushim të ndeshjes.
“Për shkak të një gabimi njerëzor, pa dashje luajtëm himnin e gabuar. I kërkojmë sinqerisht ndjesë Federatës së Uruguajit, kombëtares së Uruguajit, popullit të Uruguajit dhe tifozëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar.
Lojtarët uruguajanë u panë dukshëm të bezdisur gjatë ekzekutimit të himinit të gabuar.
Në fushë, Meksika doli fituese 3-1.
D.I.