• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur mediat ngatërrojne emrin e një inxhinieri me personat e arrestuar nga policia

by Java News
23/03/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së enjtes policia njoftoi se kishte arrestuar Eno Sulejmanin, pasi nga kontrolli i gjeti 1 kg kokainë.

Por nisur vetëm nga emri dhe pa bërë asnjë kërkim shtesë, televizioni afer familjes Berisha, Syri.tv, në vend që të ndihmonte në zbardhjen e kësaj historie, zgjodhi që të jetë farkëtare e humorit dhe e fake news-it duke publikuar nje lajm me foton e nje personi qe s’kishte lidhje me te arrestuarin. Kjo vetem sepse ne foto ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por në fakt personi që është krah Veliajt është dikush tjetër dhe vetëm emrin e ka të ngjashëm me personin e arrestuar nga policia.

Djali që shfaqet në krah të Veliajt në një takim politik, është Enea Suljemani dhe jo Eno Sulejmani, me profesion inxhinier ndërtimi nga qyteti i Pukës, me banim në Tiranë. Vetë Enea ka reaguar në rrjete sociale duke i kërkuar Syri.TV që të përgënjeshtrojë lajmin.

“Është përhapur një histori që nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje epike për të lindur një legjendë urbane. Emri im, fotoja ime e përzier me një ngjarje të një personi tjetër përbën çelësin e kësaj historie të çuditshme.

Ndryshe nga këto fantazira të cilat po përhapehen që më kanë dhënë fronin e Bossit të drogës e vërteta është që unë jam një inxhinier ndërtimi. Nuk kam punuar ndonjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe në asnjë strukturë të sajë.
Shpreh konsideratë për Z.Veliaj për punën e tij dhe vizionin për Tiranën. Situata e papërshtatshme e krijuar nga ky dezinformim nuk përputhet me integritetin dhe reputacionin tim personal dhe profesional.

Ndërkaq, në vend që të ndihmojë në interpretimin e kësaj historie të ngjarjeve të ndërsjella, agjensia e lajmeve syri.net duket se ka zgjedhur të jetë një arkëtar i humorit të pakuptueshem dhe një përhapse e dezinformacionit më vete që më bën mua pjesë të kesaj tragedie-komedie. Në këtë moment, mund të ndjejme simpatinë për ta, ndersa nuk mund të mos shprehim habinë tonë ndaj kreativitetit të tyre më te fundit në prodhimin e teorisë së konspiracionit.

Megjithatë, të gjithë ne duhet të marrim përgjegjesi për verimet tona dhe t’i qëndrojmë të sinqerte ndaj së vërtetës. Është koha për të dalë nga filmi i gënjeshtrave dhe të kthehemi në botën e realitetit, ku fjalët duhet të jenë të qarta dhe informacioni i vërtetë duhet të fitojë epërsinë”, shkruan inxhinieri Enea Sulejmani dhe jo Eno Sulejmani i policisë që tashmë gjendet i arrestuar.

Ky nuk është fake news-i i parë i prodhuar nga Syri.tv. Mes shumë të tjerave, më epiku që kujtohet nga qytetarët është ai për parashikimin e tërmetit, që nxorri mijëra qyetarë në rrugë./m.j

 

Next Post
Dialogu me PS, Gaz Bardhi tregon “prapaskenat”: Gjithçka nisi me një ftesë informale nga kryeparlamentarja…!

Dialogu me PS, Gaz Bardhi tregon "prapaskenat": Gjithçka nisi me një ftesë informale nga kryeparlamentarja...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In