Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila ka bërë një gafë në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ dhe që sot u bënë publike nga ky institucion.
Në pjesën e gjeneraliteteve, Hila shkruan se atësia është Kin, ndërsa amësia është shqiptare. Në vend të emrit të nënës së tij, Marie, Hila ka vënë kombësinë apo shtetësinë. /a.m.