Kryeministrit të Kosovës i pëlqejnë armët e zjarrit. Në një prej deklaratave më të pabesueshme të vitit, Haradinaj tha për Interaktiv se ai gjuan nëpër oda, kanunçe.
Komenti u bë në përgjigje të gjuajtjes me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi në një ndejë në odën e zv/kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj, raporton Interaktiv i KTV-së.
Haradinaj tha se as që e ka diskutuar këtë me njërin prej 5 zëvendësve të tij, porse nuk është kiamet të gjuhet me armë, sepse është pjesë e traditës kosovare.
Por, për shumë familje në Kosovë që kanë humbur njerëzit më të dashur nga armët, apo plumbat qorr deklarata ishte skandaloze.