Mbrëmja e djeshme nuk ishte nga më të lumturat për ekipin e Skënderbeut, por edhe për tifozët e tij.
Veç humbjes 0-1 ndaj Beshiktashit, tifozët e “Ujqërve të dëborës” kanë bërë një gafë. Gjatë koreografisë, janë munduar të shpalosnin në stadium edhe emrin e Skënderbeut me shkronja të mëdha.
Por ajo që të bie në sy është fakti se tifozët kishin harruar një shkronjë, dhe pikërisht “S”. Megjithatë shpresojmë të bëhet fjalë për faktin se është hera e parë në këtë kompeticion.










