Në PDIU zhvllohej dëgjesa publike e kandidatëve për kreun e kësaj force politike dhe drejtuesi i saj Shpëtim Idrizi mbajti një fjalim mjaft të gjatë.
Gjatë fjalës së tij, Idrizi bëri dhe një gafë, duke thënë se PDIU do të propozojë heqjen e Presidentit… një gabim që vetë Idrizi e korrigjoi duke thënë se heqjen e dekoratave e ngatërroi me propozimin për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Gafa prodhoi të qeshura në sallë ndërsa kreu i PDIU-së vijoi me fjalimin e tij të gjatë. javanews/ a.k