Gafa e fundit e deputetit Nard Ndoka në Komisionin e Ligjeve është kthyer në objekt batutash në rrjetet sociale.
Deputeti po fliste për çështjen e armëve me leje, kur u ngatërrua dhe në vend që të thoshte, “me armë pa leje”, bëri kombinimet e mundshme të këtyre dy fjalëve, përveç atij të saktit.
“Ka vrarë për një plep, ka qenë problematik. Ka shëtitur disa herë me leje pa armë, me leje me armë… me vete…”, thotë Ndoka, ndërsa më pas shton se ishte një lapsus.
Një ditë më pas, kjo shprehje është kthyer në hit dhe me të madje është miksuar edhe një këngë që më pas është publikuar në Youtube.
https://www.youtube.com/watch?v=b4VN4-Ud75U