• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gadafi në telefon me Blair: ISIS do bëjë namin pas meje

by A R
08/01/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muamar Gadafi i kishte thënë ish-kryeministrit britanik Tony Blair se xhihadistët e ISIS do të sulmonin Evropën nëse rrëzohej regjimi i tij në Libi.

Transkriptet e bisedave telefonike mes tyre, kanë vërtetuar se Gadafi e pati lajmëruar dhe Blair e dinte që Evropa do të përballej me kërcënimin e sulmeve terroriste.

Parashikimi i Gadafit u bë gjatë dy telefonatave të dëshpëruara me Blairin, në 25 shkurt 2011 – ndërkohë që Libia po përfshihej prej luftës civile.

Në telefonatën e parë, në orën 11.15 të paradites, Gadafi tha: “Ata (xhihadistët) duan të kontrollojnë Mesdheun dhe më pas, ata do të sulmojnë Europën”.

Gjatë telefonatës, e cila zgjati një gjysmë ore, Gadafi këmbënguli se po përpiqej që të mbronte Libinë nga luftëtarët e Al kaedës. Prania e al kaedas, më vonë do të zëvendësohej me ngjitjen e Shtetit islamik.

“Nuk po i luftojmë ne, janë ata që po na sulmojnë”, tha ai, “Unë dua të të them të vërtetën. Nuk është një situatë aspak e vështirë. Historia është e thjeshtë: një organizatë ka vendosur celula të fjetura në Afrikën Veriore. Quhet Organizata e Al Kaedës në Afrikën Veriore… Celulat e fjetura në Libi janë të ngjashme me celulat e fjetura në Amerikë para 11 shtatorit 2001. Ata kanë arritur të sigurojnë armë dhe të tmerrojnë njerëzit. Njerëzit nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre… Eshtë një situatë xhihadi. Ata kanë armë dhe po terrorizojnë njerëzit në rrugë”.

Në një telefonatë të dytë të bërë katër orë më vonë, Gadafi i thotë Blairit:

“Do të më duhet të armatos njerëzit dhe të bëhem gati për luftë. Libianët do të vdesin, do i bëhet dëm i madh Mesdheut, Europës dhe të gjithë botës. Këta grupe të armatosur po përdorin situatën në Libi si justifikim – dhe ne do i luftojmë”.

Blairi i kish bërë dy thirrje telefonike Gadafit, në përpjekje për të negociuar largimin e diktatorit nga Tripoli, teksa vendi përfshihej nga lufta civile. Tre javë më vonë, një koalicion i udhëhequr nga NATO, që përfshinte edhe Britaninë, nisi sulmet bombardues që çuan në përmbysjen e Gadafit.

Diktatori u rrëzua më në fund në muajin gusht dhe u vra prej turmave në tetor. Tony Blair kishte zhvilluar një miqësi me Gadafin dhe e kishte vizituar udhëheqësin libian të paktën gjashtë herë, pasi u largua nga posti i Kryeministrit në vitin 2007.

Next Post

Tatimet: Pezullimi i përkohshëm i punonjësve, të deklarohen të papunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In